E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Keto 4 vite, ecje drejt anetaresimit ne BE

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Jozefina Topalli, premtoi dje nga Postriba e Shkodres, se ne keto kater vite do te ecet perpara per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. E ftuar per te marre pjese ne perkujtimin e kryengritjes antikomuniste ne Postribe, Topalli vleresoi se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, ishin me te rendesishme te ketyre dy dekadave. "Mandati me i forte me i sigurt qe secili prej 140 deputeteve ka marre si asnjehere tjeter gjate ketyre dy dekadave. Ne nuk fillojme aty ku ishim, ne nje Shqiperi te zhytur ne korrupsion, ne nje Shqiperi pa drita, pa rruge pas asnje perspektive. Ne fillojme duke qene ne nje Shqiperi anetare te NATO-s", theksoi Topalli, duke shtuar se kjo verteton se qeveria i mban premtimet me vepra, jo me fjale. Ne keto kushte, kryetarja premtoi shume shpejt realizim te levizjes se lire se te gjithe shtetasve. "Asnjehere nuk kam qene me krenare sesa kesaj radhe per zgjedhjet qe shqiptaret zhvilluan me nje maturi te jashtezakonshme, tha Kryetarja e Kuvendit", vijoi Topalli. Ne kete kuader, ajo falenderoi ne kete dite te shenuar perkujtimi ne Postribe, te gjithe ata qe sakrifikuan dhe vune jeten e tyre ne themelet e lirise, demokracise, te Shqiperise se sotme. Topalli vleresoi hapat e arritura deri me sot si anetaresimi ne NATO si dhe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›