Dita e Flamurit vjen me dimensionin e levizjes se lire
Ky pervjetor i themelimit te shtetit shqiptar bashkohet me permbushjen e aspirates per levizjen e lire. Ngjyrat festive kane mbuluar te gjitha trevat ku banojne shqiptare. Prishtina Shkupi e Presheva si kurre ndonjehere jane ngjyrosur me ngjyrat kuqezi te lirise.
Berisha 28 nentori dita e perjetesise se kombit
Dje Shqiperia festoi 98-vjetorin e pavaresise ku u zhvillohen nje shumellojshmeri aktivitetesh ne te gjithe hapesiren shqiptare brenda dhe jashte kufirit. Sigurisht qe epiqendra e festimit ishte dhe mbetet qyteti i Vlores ku me 28 Nentor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Pavaresise. 98-vjet me pare delegate nga e gjithe Shqiperia e asaj kohe mberriten ne Vlore ku e shpallen pavaresine ne diten qe ne histori njihet si Dita e Flamurit. Pas ne kremtimin e kesaj feste nuk mbetet as Tirana dhe Prishtina dy epiqendrat me te medha dhe te rendesishme te shqiptareve ne rajon. Kreret me te larte te shtetit ne Shqiperi shprehen dje mirenjohjen e tyre per idealin e jashtezakonshem te Ismail Qemalit dhe delegateve nga te gjitha trevat shqiptare te cilet perpos luftes per mbijetese ngriten lart ne Vlore pishtarin e lirise dhe Pavaresise. Vecanerisht ne Prishtine kjo feste u kremtua me shume se ne cdo qytetet tjeter te hapesires shqiptare. Pavaresisht bojkotit te bashkise se Tiranes qytetet e tjera ne vendin tone pavaresisht nese drejtoheshin nga te majte apo te djathte socialiste apo demokrate kremtuan permes organizimeve modeste festen e Pavaresise se Shqiperise.
Ne Tirane mbizoteroi erresira
Ne Tirane bashkia e ketij qyteti smori asnje mase organizative dhe dekorative per diten e Flamurit. Pervec ndertesave te institucioneve shteterore te cilat kane valevitur flamurin kombetar dhe jane dekoruar me ngjyrat kuq e zi ne rruget e kryeqytetit atmosfera ishte e vaket per te mos thene njesoj si ne ditet e zakonshme te fundjaves. E turpshme kjo per bashkine me te madhe ne vend dhe qytetin me te rendesishem te shqiptareve. Si te mos mjaftonte neglizhenca e paprecedente e kryetarit te bashkise Edi Rama per te zbukuruar qytetin edhe Partia Socialiste ska marre pjese ne asnje prej ceremonive te organizuara nga Qeveria dhe Kreu i shtetit ne nder te vepres se cmuar te ideatoreve te Shqiperise se pavarur 98-vjet me pare.
Ne Vlore-Kryeqyteti i shqiptareve per nje dite
Ne Vlore u zhvilluan festime per 98 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Autoritete vendore dhe qendrore qytetare te Vlores dhe qindra shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia nderuan patriotet shqiptare qe shpallen themelimin e shtetit shqiptar. Autoritete vendore dhe qendrore perfaqesues te komuniteteve fetare dhe qindra qytetare te ardhur nga viset shqiptare te Maqedonise dhe nga Kosova shprehen nderimin e thelle per vepren e patrioteve shqiptare. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Sheshin e Flamurit ku ngrihet edhe Monumenti i Pavaresise Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika vleresoi lart aktin e Ismail Qemalit dhe burrave te tjere te shquar te kombit shqiptar. Ai tha se per te gjithe shqiptaret 28 nentori eshte dita e krenarise se tyre te pakufishme kombetare kudo ku ata ndodhen. Gjate festimeve u shenuan edhe raste simbolike nga grupe te rinjsh te cilet percollen mesazhet e krenarise se larte kombetare. Ne festimet e sotme ne Vlore moren pjese edhe qindra qytetare nga viset e e tjera shqiptare duke ndare me qytetaret vlonjate nderimin per kete dite te shenuar dhe mesazhin e vellazerimit te shqiptareve kudo ku ata jane.
Ne Prishtine - Feste madheshtore ne diten e Pavaresise
Flamujt kuq e zi mbushen dje kryeqytetin e Kosoves Prishtinen me rastin e 28 Nentorit dites se Pavaresise se Shqiperise. Megjithese 28 Nentori nuk radhitet ne mesin e festave shteterore ne Kosoven qe u shpall e pavarur ne 17 Shkurt 2008 kjo dite qe shqiptaret e Kosoves e quajne edhe si dita e Flamurit Kombetar vazhdon te kremtohet ne forma te ndryshme. Mijera shqiponja dy krenare fluturojne neper rruge dhe sheshet e Prishtines qe jane veshur me ngjyrat kombetare kuq e zi nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare qe kane paralajmeruar dhe koncerte me grupet me te njohura. Bashkia e Prishtines nga ana e saj ka planifikuar nje numer aktivitetesh festive perfshire dhe nje program te pasur kulturo-artistik ndersa kjo dite do te festohet deri naten vone ne te gjithe Kosoven. Ne sheshin ku ndodhet monumenti i Gjergj Kastriot Skenderbeut kreret me te larte te vendit vendosen kurora me lule per tu zhvendosur me pas ne Prekaz ne Kompleksin Memorial Adem Jashari ku u nderuan te gjithe shqiptaret. Kryeministri ne detyre Hashim Thaci dhe Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi moren pjese edhe ne ceremonine e zbulimit te pllakes se emertimit te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines me emrin e Heroit Komandantit Legjendar Adem Jashari. Dita e Flamurit dhe e Pavaresise se Shqiperise si dite e gjithe kombit festohet tradicionalisht ne Kosove edhe kur kjo feste ishte e ndaluar nga serbet. Per te tretin vit e gjithe Kosova e feston e pavarur diten e Pavaresise se Shqiperise dhe per te 12-en here nga viti i lirise 1999. Shteti me i ri evropian Kosova deri sot eshte njohur nga 72 vende anetare te OKB-se.
Pavaresia dhe liberalizimi i vizave festime edhe ne Selanik. Emigrantet falenderojne qeverine per vendimin e BE-se me 8 Nentor ne Bruksel
Te mbledhur ne nje prej restoranteve te qytetit emigrantet shqiptare te shoqates Progresi te Selanikut kane festuar Diten e Pavaresise. Uroj te gjithe shqiptaret gezuar festen e 28 nentorit. Te jemi te bashkuar te duam njeri-tjetrin- deklaron Theodhori Miho kryetari i shoqates Progresi ne Selanik. Sivjet e kemi me te theksuar kete feste per arsye se kemi nje falenderim qe duhet ti bejme Bashkimit Europian persa i perket liberalizimit te vizave - shprehet nje aktivist i emigracionit shqiptar ne Greqi. Per shume vjet gezuar festen kombetare te Shqiperise. Kemi qene jemi dhe do te jemi gjithnje prane fqinjeve tane shqiptare- deklaron Jakovos Tsagalidhis keshilltar i Prefektures se Selanikut. Edhe konsulli shqiptar ne Selanik ka uruar bashke atdhetaret e tij per festen kombetare. Perfitoj nga dita e sotme ti uroj te gjithe shqiptareve gezuar festen e 28 nentorit Diten e Pavaresise diten simbol te shqiptareve deklaroi konsulli Thoma Nini.