Basha: Rama s'njeh ABC-ne e procesit te integrimit ne BE
Ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi dje se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk e njeh procesin e integrimit evropian. Ne nje konference per mediat, te dhene ne kuader te paraqitjes se kerkeses nga ana e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, Basha deklaroi se kjo deshmohej nga qendrimet kontradiktore te Partise Socialiste dhe kryetarit te saj. Sipas shefit te diplomacise shqiptare, nje tjeter prove per kete konkluzion eshte edhe shpjegimi elektoral qe i jep Rama, kandidimit nga ana e Shqiperise per kete status. "Me interpretimin elektoral qe i ben z.Rama dates se aplikimit, deshmon se nuk njeh ABC-ne e integrimit Evropian", deklaroi ministri i Jashtem, Lulezim Basha. Sipas tij, Rama dhe zedhenesit e tij duhet te heshtin ne kete dite te rendesishme per vendin, pasi ata gjate 2 muajve te fundit, kane kerkuar qe Shqiperia te mos aplikoje per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtem, Basha deklaroi se ne prill te ketij viti, Shqiperia perjetoi dy arritje te medha historike, sic ishin anetaresimi i vendit ne NATO dhe aplikimi per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Sipas tij, keto dy akte jane vleresimi me brilant i reformave te medha dhe te suksesshme, te ndermarra nga kjo qeveri dhe nga kjo mazhorance. "Presidenca e radhes e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian kane mirepritur aplikimin e Shqiperise, nisur teresisht nga suksesi i reformave te saj. Theksoj se kjo ka ardhur pas votebesimit te ketyre reformave dhe arritjeve te Shqiperise, nga te 27 parlamentet e vendeve anetare te Bashkimit Evropian, nepermjet ratifikimit te MSA-se ne nje kohe rekord", deklaroi ministri Basha. Sipas tij, keto akte historike jane arritje madhore per cdo shqiptar, pavaresisht bindjeve politike. Dy dite me pare ne Ceki, kryeministri Berisha dorezoi zyrtarisht edhe kerkesen per statusin e vendit kandidat te Shqiperise. Kreu i qeverise shqiptare dhe delegacioni qe ai kryesonte, u priten nga kryeministri i Cekise, Toplanek i cili theksoi se Shqiperia ka arritur te beje kete hap te rendesishem, permes reformave te medha. Por pergjigja per kete aplikim pritet t'i vije Shqiperise, pas mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit. Mbajtja e tyre konform standardeve evropiane, do ta beje me te lehte rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Oli Rehn, me se nje here eshte shprehur se kriza ekonomike nuk duhet te kushtezoje zgjerimin e BE, duke pershendetur aplikimin e Shqiperise per ne BE. Ndonese i ka cilesuar me force zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, si nje kusht kyc per integrimin ne BE.