E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Lëvizja e Nanos duket e sforcuar. LSI të dalë nga koalicioni me PD nëse do bashkëpunim me PS

Share

Thuajse çdo ditë në e-mailet e redaksive vjen nga një njoftim prej lëvizjes më të fundit që ka ndërmarrë Fatos Nano. Pak a shumë e-maili nis kështu: kritikohet fillimisht Berisha, por me doza relativisht të buta, komentohen disa ngjarje të ditës, duke ia vënë fajin Berishës për gjërat që po ndodhin dhe në fund thuhet se Berisha po garon me veten pasi nuk ka opozitë përballë dhe premtohet se Fatos Nano do bashkojë opozitarët. Fatos Nano? Po, ai që nuk dihet se ku është. Një çunak ia nis e-mailet dhe kaq mjafton për të lumturuar mediat pranë pushtetit, që thonë se opozita është e përçarë.

Ndërkohë opozita nuk para reagon për këto e-maile të Fatos Nanos. Anëtarja e kryesisë së PS, Arta Dade, duke folur për gazetën Panorama e quan thjesht një lëvizje të sforcuar këtë lëvizje të Nanos, duke shtuar se çdo bashkëpunim serioz për të korrigjuar ndonjë defekt në punën e përditshme të PS është i mirëpritur.

Dade thotë se përpjekjet e PS për të bashkëpunuar me LSI për zgjedhjen e presidentit dështuan, pasi LSI u kthye në llogoren e saj të bashkëpunimit me Sali Berishën. Dade thotë se ishte kërkesë e socialistëve evropianë që PS e LSI të bashkëpunonin për zgjedhjen e presidentit. Zyrtarja socialiste shton se nëse LSI kërkon tani e tutje të bashkëpunojë me LSI duhet të largohet nga koalicioni qeverisës pasi ajo menaxhon afërsisht 40 përqind të pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›