E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslim Pashaj: Përjashtojmë çdo mundësi koalicioni me PS e PD

Share

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslim Pashaj, thotë se nuk mund të ketë koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste. Duke folur për Shqip, Pashaj e kritikon ashpër PS-në për opozitën që ka bërë, por shton se bashkëpunimi mes tyre si forca opozitare është i hapur dhe i pranueshëm, por duhet të jetë vetëm bashkëpunim parimor, jo vetëm për të rrëzuar regjimin e Berishës, por edhe për të shkulur të keqen që ka pushtuar demokracinë shqiptare.

Duke folur për Frymën e Re Demokratike, Pashaj tha se ajo ende nuk dihet se në çfarë ujërash lundron. Pashaj tha se ajo vjen nga i njëjti stan i pushtetit, ndaj do të duhet të kthjellohen ujërat për të parë se cila është mundësia e bashkëpunimit mes këtyre forcave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›