E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i reformës zgjedhore miraton pjesën administrative

Komisioni i reformës zgjedhore ka arritur të miratojë vetëm pjesën administrative të propozuar nga PS-ja duke lënë kështu pezull tre çështje të tjera si riformatimi i KQZ-së, ankimimi apo teknologjia.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, përfaqësuesi i PS-së, Bledar Çuçi deklaroi se u pranua gjithashtu edhe propozimi i opozitës për pjesën ankimore, por ende mbeten 3 çështje për tu negociuar.

“Diskutuam në parim dhe kaluam amendamentet që palët kanë dakortësi. Kaluam kapitujt e administratrimit të zgjedhjeve. Tre të vetmet 3 që mbeten janë ato që ishin" tha ai, duke shtuar se deputeti socialist Gjiknuri ka propozuar edhe një seancë dëgjimore për të diskutuar në lidhje me kërkesën e partive të vogla për korrektimin se sistemit por ky propozim është hedhur nga mazhoranca.

Komisioni i reformës zgjedhore mblidhet për herë të dytë pas shtyrjes së afatit të reformës nga ana e Parlamentit deri më datë 12 Korrik.
Realizimi i reformës zgjedhore është një ndër përparësitë kyçe që Brukseli i ka përcaktuar Shqipërisë në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›