E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gramsh, identifikohen viktimat

Forcat e policisë së shtetit po zhvillojnë kërkime për gjetjen e trupave të katër personave që humbën jetën sot në një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur në dalje të Gramshit.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, trupat e shtetasve Dritan Balla, 38 vjeç. Behar Senkollari, 18 vjeç, Petrit Ahmeti, 20 vjec dhe Elis Sogani, 31 vjeç, ende nuk janë gjetur për shkak se pas daljes së furgonit nga rruga, viktimat kanë rënë në lumë ndërsa trupat e tyre janë zhdukur.
Tragjedia ka marrë përmasa të dyfishta pas zhdukjes së trupave të katër viktimave ndërsa pulumbarët e repartit të forcave speciale RENEA prej orësh po zhvillojnë kërkime për gjetjen e kufomave.
Policia ka thënë se pas aksidentit, furgoni me targa KO 18 93 B ka rënë në lumin e Devollit ndërsa trupat e viktimave ende nuk janë gjetur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›