E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Pack kundër propozimit tonë? Qëndrim personal

Sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade tha se qëndrimi i Pack është personal”. “Me qëndrimet jozyrtare të Doris Pack jemi mësuar jo ne, por gjithë Shqipëria. Dade tha se qëndrimi i Pack është personal 

TIRANE-PS-ja hodhi poshtë deklaratat e Doris Pack për kartat e identitetit. Sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade tha se qëndrimi i Pack është personal”. “Me qëndrimet jozyrtare të Doris Pack jemi mësuar jo ne, por gjithë Shqipëria. Prononcimi i saj shpreh një qëndrim personal, por jo qëndrimin e deklaratës ku thuhet shprehimisht, ‘lehtësira të tjera financiare duhet të propozohen për qytetarët që i përkasin kategorive të paavantazhuara dhe vulnerabël’ ( pra, me të ardhura të pakta)”, - sqaroi Dade. “Kjo do të thotë se shqetësimi ynë është kuptuar drejt dhe ne ripërsërisim propozimin tonë për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit falas, si të vetmen zgjidhje për të mos u hequr qindra- mijëra votuesve me të ardhura të pakta financiare, të drejtën e votës e për të shmangur dështimin e zgjedhjeve”, - u shpreh sekretarja ndërkombëtare e PS-së. “Kjo për ne nuk është ende një betejë kundër palës tjetër, por një betejë që duam ta bëjmë bashkë me palën tjetër për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - saktësoi Dade. Pas takimin me delegacionin e Parlamentit Europian, edhe deputeti socialist, Taulant Balla sqaroi se krijimi i lehtësirave për kategoritë në nevojë është një pikë e deklaratës së përbashkët. “Pra, kuptohet qartë që kjo deklaratë është në linjë me propozimin e PS për avantazhimin e atyre kategorive sociale pa pasaportë, ku pjesa më e madhe e tyre janë pikërisht shtresat e varfra të popullsisë”, deklaroi Balla.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›