E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë,dëbora bllokon gjysmën e qytetit

Reshjet e dëborës që ranë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës së sotme kanë vështirësuar së tepërmi qarkullimin e mjeteve në akset rrugore rurale të rajonit juglindor të Korçës, ndërkohë që situata e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike paraqitet normale.Dhori Çekrezi, përgjegjës për sektorin e emergjencave civile në prefekturën e Korçës bëri të ditur se "trashësia e dëborës në zonat malore ka arritur rreth 40 cm". Sipas tij, nga dëbora janë bllokuar disa akse rrugore rurale si Voskopojë-Lekas, ai që lidh qendrën e komunës Vithkuq me fshtarat Shtyllë dhe Panarit si dhe rruga për në fshatin Dardhë. Fshtra të bllokuar nga reshjtet e dëborës ka edhe në rrethin e Pogradecit, në zonën e Mokrës, por edhe komuna Çlirim në rethin e Kolonjës,problematike ka qënë lëvizja e automjeteve në Qafën e Qarrit, midis rretheve Korçë dhe Kolonjë, si dhe në Qafën e Zvezdës për në drejtim të komunës së Liqenasit.Më shumë se 10 mjete borëpastruese të ndërmarrjes së rrugëve nacionale dhe firmave private që kanë fituar të drejtën për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë periudhës së dimrit kanë punuar për të mbajtur të hapur akset kryesore rrugore të rajonit të Korçës. Ndërkaq, burime të drejtorisë arsimore të rrethit bënë të ditur se reshjet e dëborës nuk kanë penguar zhvillimin e procesit mësimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›