E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Udhëzimi: Policia larg qëndrave të votimit

KQZ përgatit udhëzimin për punonjësit e policisë: Nuk do t’i afrohen qendrave të votimit. Sipas neneve te udhezimit, Policet do të qëndrojnë brenda komisariateve ose në vende dislokimi larg qendrave të banuara 

TIRANE-Punonjësve të forcave të policisë që do të ngarkohen me detyra gjatë zgjedhjeve, u ndalohet të afrohen afër qendrave të votimit, me përjashtim të atyre që merren me ruajtjen objekteve zgjedhore. Ata do të qëndrojnë brenda komisariateve ose në vende dislokimi larg qendrave të banuara. Uniformave blu do u lejohet të hyjnë në ambientet e votimit apo numërimit, vetëm në rastet kur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve do të konstatojë prishjen e rendit apo ecurisë së procesit. Sic ben te ditur Gazeta Shqiptare, ky është një nga nenet e udhëzimit që pritet të miratohet ditën e hënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Udhëzimi ka për qëllim të caktojë detyrat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore, caktimin e rregullave dhe rasteve për thirrjen e forcave të policisë në ambientet e QV-ve dhe VNV-ve. Punonjësit e forcave të Policisë së Shtetit, të ngarkuar me detyra zgjedhore, sipas këtij udhëzimi, janë të detyruar të mbajnë uniformën gjatë ushtrimit të detyrës dhe dokumentin e identifikimit. Atyre u lejohet të mbajnë vetëm armatim personal brezi (pistoletë), ndërkohë që u lejohet të mbajnë dhe automatik. Në udhëzimin që pritet të miratojë KQZ-ja, ndalohet gjatë gjithë periudhës zgjedhore, kryerja e ushtrimeve ose manovrave ushtarake jashtë reparteve ose vendeve të dislokimit nga forcat e ushtrisë. Ndalohet gjithashtu, përdorimi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Speciale, në ruajtjen e objekteve zgjedhore si edhe përdorimin e uniformave blu dhe atyre të ushtrisë, në veprime që mund të cenojnë vullnetin e shtetasve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›