Taksat qe prekin pagen e cdo punonjesi
Pavaresisht shumes qe shenohet ne bordero paga me te cilat cdo punonjes mund te sigurojne te mira dhe sherbime eshte ajo neto. Pjesa e zbritur nga paga bruto i kthehet atij nepermjet sherbimeve sic jane investimet per sa i takon takses se sheshte apo pensionit dhe sherbimet shendetesore per sa i perket detyrimit per te paguar sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
Ne lidhje me taksen e sheshte ajo eshte ne masen 10 per qind dhe eshte miratuar ne qershor te vitit 2007. Taksa e sheshte ndikon ndjeshem ne nivelin e te ardhurave per ata qe kane paga te uleta dhe te mesme nderkohe qe favorizon pagat e larta krahasuar me sistemin e meparshem te taksimit.
Per pagat deri ne 30 mije leke taksa e sheshte aplikohet duke mos taksuar 10 mije lekeshin e pare ndersa per pagat mbi kete nivel taksimi behet per te gjithe shumen. Pra nese dikush merr nje page prej 30 mije leke ai paguan nje tatim prej dy mije leke ndersa ata qe kane nje page 35 mije leke paguajne 3500 leke.
Se fundmi aplikimi i kesaj takse eshte cilesuar nga opozita edhe nje forme taksimi i varferimit. Sipas tyre taksa e sheshte takson me shume ate qe fiton pak dhe me pak ate qe fiton shume. Vjelja e takses se sheshte behet ne burim pra i mbahet punonjesit nga paga. Kjo ben qe te jete nje nga te ardhurat me te sigurta ne arken e shtetit. Kjo eshte edhe arsyeja se ne fund te cdo viti realizimi i planit te te ardhurave nga kjo takse kalon parashikimet.