E Diel, 1 Nëntor 2026

Muci Qeveria te likujdoje borxhin po bllokon punimet

Borxhi qe ka shteti ne financimin e punimeve te kryera nga shoqerite e ndertimit ne objekte publike kap vleren e 10 miliarde lekeve dhe ku borxh po bllokon financimin e punimeve.

Ne nje deklarate per shtyp drejtori ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise Maksim Muci deklaroi se shoqerite e ndertimit e prisnin zgjidhjen me ane te buxhetit te vitit 2011 por nje gje e tile nuk eshte parashikuar.

Ndertuesit kerkojne qe ky borxh te likujdohet deri ne fund te qershorit te viti te ardhshem ose ne te kundert paralajmerojne bllokim te rrugeve me ane te mjeteve te ndertimit.

Sipas Mucit shoqerite e ndertimit jane duke falimentuar per faktin se shume projekte jane financuar me kredi bankare. Sektori i ndertimit qe prej disa kohesh ka qene ne veshtiresi kjo edhe si rezultat i krizes ekonomike boterore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›