E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Nisme per shkarkimin e Rames

/ /

Kryetari i keshilltareve demokrate Ferdinand Poni akuzoi kreun e bashkise njeheresh edhe kryetar i Partise Socialiste se me kete veprim ka shkelur Kushtetuten. Qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise e kane te qarte se Edvin Rama ne kete perzierje te ulet morale mes tradhtarit dhe thyeresit ne menyre flagrante te ligjit e Kushtetutes mes nje mbartesi te paturpshem te nje fryme moralisht te ulet publike e respekti per shtetin kombin e flamurin tone si i tille ai smund te rrije asnje dite as kryetar i bashkise se kryeqytetit tha Poni ne nje komunikim per mediat. Ne keshilltaret demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme Prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante Kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve.
Nata e Bardhe
Nderkohe diten e djeshme Bashkia e Tiranes organizoi nje sere aktivitetesh me rastin e Nates se Bardhe e cila festohet prej shtate vjetesh. Pervec koncerteve te shumta te organizuara kryetari i bashkise Edi Rama ka pritur si cdo vit tjeter qytetare te shumte ne zyren e tij ne bashki me te cilet ka bere edhe foto. Mesditen e djeshme Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit jane perplasur publikisht per festimet ne Tirane ne 28 Nentor. Pas deklarates se kreut te keshilltareve demokrate Ferdinand Poni bashkia reagoi permes zedhenesit Florion Serjani i cili akuzoi policine qe nuk lejoi te vendoseshin flamuret kombetare. Si cdo vit Bashkia e Tiranes ka vendosur flamuj kuq e zi te festave te nentorit madje kete vit duke hasur edhe ne pengesen absurde te organeve shteterore qe ndaluan lirimin e shtyllave nga banderolat blu te propagandes qeveritare. Kjo beri qe flamujt kuq e zi te vendoseshin bashke me banderolat per te shmangur cdo incident ne rruge apo keqkuptim publik tha zedhenesi i bashkise. Ne te njejten kohe ai tha se Poni do te kallezohet penalisht edhe per deklaraten e tij te djeshme teksa u kerkoi forcave te rendit te merrnin masat per te ruajtur sigurine ne rruget e kryeqytetit per festimet e Nates se Bardhe. Nga ana e saj Policia e Shtetit pasi ka garantuar sigurine gjate festes ka hedhur poshte akuzat e Bashkise. Strukturat e Policise se Shtetit nuk kane penguar asnje subjekt politik apo institucion shteteror per dekorimin e qytetit me rastin e festave te Nentorit dhe ne asnje menyre dhe asnje rrethane nuk kane penguar punonjesit e Bashkise se Tiranes per te vendosur flamuj apo dekorime te tjera ne qytet. PD viti i dyte qe kerkon shkarkimin e Rames

Per te dytin vit Partia Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes kerkon shkarkimin e kryetarit te bashkise Edi Rama. Shkaku eshte i njejte per te dy rastet kreu i bashkise nuk zbukuroi kryeqytetin me rastin e 28 Nentorit. Mocionin per shkarkim demokratet e kane hartuar edhe ne vitin 2008 menjehere pas festave por nuk e dorezuan ne Keshillin Bashkiak dhe votimi nuk u be asnjehere. Ne te njejten kohe zbukurimi i Tiranes me rastin e festave nuk eshte ceshtja e vetme per te cilen demokratet kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Me pare PD-ja ka kerkuar largimin e Rames edhe per rastin e shitjes se tokes te parku Rinia. Por edhe ne kete rast kerkesa e grupit te keshilltareve demokrate mbeti vetem mediatike dhe ajo nuk u kalua asnjehere ne mbledhjet e keshillit. Rama ne Kavaje ne familjen e deshmorit ne luften e Kosoves

Me rastin e pervjetorit te Dites se lirimit kreu i Partise Socialiste ka perzgjedhur per te vizituar nje familje ne Kavaje. Edi Rama ishte dje ne familjen e Indrit Cares nje vullnetar i rene gjate luftes ne Kosove. Kjo dite na kujton sakrificen e te gjithe atyre qe u flijuan per nje te ardhme me te mire tha Rama. Ne biseden me anetaret e familjes Cara kreu socialist e vleresoi ate si nje familje me tradita te thella patriotike pasi nje prej paraardhesve kishte qene dhe shoqerues i Ismail Qemalit sikurse kishte marre pjese ne ngritjen e flamurit shqiptar ne Kavaje. shte nder per ne qe vizitojme nje familje me tradite te vjeter patriotike dhe se kjo dite na kujton per sakrificen e te gjithe atyre qe u flijuan per nje te ardhme me te mire u shpreh Rama ne biseden me familjaret e deshmorit Indrit Cara. Nderkaq familja Cara falenderoi kryesocialistin per viziten e tij ne kete dite te shenuar duke respektuar e nderuar kujtimin e te reneve per liri e pavaresi. Me i vjetri i familjes Cara nenvizoi se Gjyshi ka qene nje nga ata qe ka ngritur flamurin ne Kavaje ne 27 nentor 1912 shoqeruesi i Ismail Qemalit deri tek ura Mifolit pjesemarres edhe ne ngritjen e flamurit ne Vlore. Ne kemi pritur dhe presim cilindo qe ka deshire te vije nuk paragjykojme nga ana politike e majta apo e djathta. Ne kemi si parim qe partia jone eshte kombi atdheu populli vellezerit shqiptare. Dhe ju na nderoni edhe ne me ardhjen tuaj u shpreh familjari. Kryesocialisti shoqerohej nga deputetet socialiste te qarkut te Tiranes nderkohe qe vizita ne familje deshmoresh jane zhvilluar dhe nga deputete dhe te zgjedhur te Partise Socialiste ne te gjithe vendin ne perkujtim te 66-vjetorit te clirimit te vendit nga pushtuesit e huaj.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›