E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Perzute diplomatet

Deputetja socialiste, Arta Dade, kerkoi dje largimin nga detyra te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, si drejtuesja me e keqe qe Kuvendi ka pasur ndonjehere. “Po ju them edhe nje here, se kur vjen ky moment, per nje qeveri apo nje mazhorance, perfaqesuesja me e keqe qe jeni ju dhe keni ate poste atje, dhe kete e them me dhimbje, kesaj mazhorance i ka ardhur fundi”, tha Dade. Sipas deputetes se majte, Kryeministri Sali Berisha dhe Topalli po e mbajne larg Shqiperine ndaj proceseve integruese dhe larg Evropes. “Nuk ka dyshim, se cfare keni bere ne ‘96-ten dhe ‘97-en qe na kushtuan dhjete vjet larg Evropes, por edhe ne keto 3 vite, mjafton qe ta lini kete vend njerezve me vizion, me kapacitete, qe Partise Demokratike edhe nuk i kane munguar”, tha Dade. Sipas saj, PS eshte nje force qe e ka cuar Shqiperine me teper afer Evropes, kurse PD nje force qe e ka mbajtur larg. “Transparenca ishte gjithashtu tema e Asamblese parlamentare te OSBE, e cila u perzu nga vendet e caktuara. Nuk e di, se ku do te shkoje kjo diplomaci. Sigurisht, drejt Evropes jo”, vijoi sulmin deputetja socialiste. Ajo theksoi se PS do te shohe se si do te vijoje veprimtarine Kuvendi ne keto aspekte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›