E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj, replika me Topallin per Fanen

Ka replikuar ashper nenkryetari socialist i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafa, me Kryetaren Topalli per menyren se si eshte sjelle propozimi per Neshat Fanen, si anetar i ri i KLD. “Eshte cenuar e drejta dhe dinjiteti i Kuvendit per anetare te KLD. Ke shkelur kushtetuten. Keni sjelle nje kandidature ne shkelje te procedurave parlamentare. Kjo kandidature mund te revokohet ne cdo kohe. Rendon poziten tuaj si kryetare e Kuvendit dhe cenon frymen e konsensusit ne funksion te reformes. Ne kerkojme te nxjerrim nga rendi dites. Ta shqyrtojme ne nje tjeter seance. Nuk eshte ceshtje emrash, por nje ceshtje parimore ne respektim te ligjit dhe frymes parlamentare dhe reformes”, ka qene deklarata e Xhafes, i cili eshte shprehur kunder menyres se sjelljes se nje kandidature..

Kuvendi mbyll dyert edhe per kete sesion. Kryetaret e grupeve parlamentare, vendosen dje ne Konferencen e Kryetareve qe te mos zhvillojne me seanca te tjera, ndonese fillimisht ne kalendar ishte shenuar se deputetet do te punojne deri me 31 korrik.

Ilir Rusmali do te drejtoje Komisionin parlamentar te Politikes se Jashtme. Pas largimit te Fatos Bejes i emeruar si minister i Arsimit, kryesia e vogel e PD-se vendosi ta zevendesoje ate me ish-ministrin e Drejtesise, Rusmali te ligjet. Po keshtu ne kete komision u shtua dhe nje tjeter anetar si Gjovalin Prenga.

Pas largimit nga detyra e ministrit te Mbrojtjes per shkak te tragjedise se Gerdecit, ish- ministri, Fatmir Mediu rikthehet si anetar ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Mediu u caktua dje anetar ne Komisionin e Politikes se Jashtme, duke qene se deputetet duhet te jene anetare te komisioneve te Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›