E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Qeveria shkaktare e përmbytjeve

Në kontakt me banorët atje deputetët e PS janë shprehur se do jenë çdo ditë aty derisa të marrë fund kjo katastrofë humanitare e cila nuk u shkaktua nga zoti siç justifikohet qeveria, por nga vetë ata që qeverisin.   “Vazhdojmë të konstatojmë se ka jo vetëm mungesë papërgjegjshmërie, por gjithashtu ka një konfuzion total dhe një çorganizim edhe në ato struktura shtetërore që merren me asistencën e njerëzve dhe familjeve të dëmtuara. Ne jemi këtu sot për të garantuar të gjithë banorët dhe familjet e dëmtuara, sepse PS do të vazhdoj të ngulmoj që asistenca financiare të nisë urgjentisht dhe pavarësisht se ku i bën Sali Berisha mbledhjet e qeverisë në Shkodër apo Tiranë, u shpreh deputetja Arta Dade. Ajo tha më tej se Partia Socialiste do të qëndroj në krahë të të dëmtuarve dhe do të vazhdojë luftën e saj politike që qeveria të dëmshpërblejë deri në kacidhen e fundit gjithë ata që janë dëmtuar, ndërsa menjëherë të nisë asistencën financiare për ta.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›