Dade Trajnim komisionereve qe te evidentojne cdo shkelje

TIRAN - Sekretarja per Marredheniet me Jashte ne Partine Socialiste Arta Dade komenton zhvillimet e fundit per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe vizitat e nderkombetare per zgjidhjen e krizes politike. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli zyrtarja e larte socialiste thekson se mesazhet e nderkombetareve kane qene te qarta dhe une i perkthen si nje ndihmese per Shqiperine. Gjithashtu ajo komenton pergatitjen per zgjedhjet e ardhshme si dhe kandidaturen e Rames dhe Bashes per kryeqytetin. Deputetja e PS sqaroi se komisioneret e tyre do te trajnohen qe te evidentojne cdo shkelje dhe duke evidentuar cdo shkelje mbi bazen e tyre nisin dhe betejat ligjore.
Zonja Dade vetem pak dite me pare eshte zhvilluar nje takim me te derguarin e BE-se Miroslav Lajcak per krizen aktuale ne vend. Ai ka dhene dhe porosite per zgjedhjet e ardhshme vendore duke kerkuar dhe angazhimin e PS-se per zgjedhjet e 8 majit. Sa besim keni se te gjitha keto porosi do te zbatohen nga politika ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme vendore te kemi zgjedhje te cilat nuk do te kontestohen
Me lejoni ta nis nga vizita e fundit e te derguarit te baroneshes Ashton ne Tirane dhe nga konferenca per median qe ai organizoi ne fund te raundit te takimeve qe beri me figurat qendrore te shtetit perfshire dhe liderin e opozites. Pa dyshim qe zoti Lajcak tha se garantimi i nje procesi zgjedhor ne perputhje me standardet evropiane dhe nderkombetare eshte pergjegjesi e qeverise.
Nisur nga kjo opozita ka kohe qe kerkon permbushjen e nje sere kushtesh qe kane te bejne me garancite qe zgjedhjet vendore te jene ne perputhje me standardet evropiane dhe nderkombetare aq sa mund te realizohen ne nje periudhe kaq te shkurter nga ky moment qe flasim deri ne 8 maj. Nisur nga fakti qe betejen per te garantuar keto standarde per zgjedhjet e ardhshme vendore opozita e kishte ne perparesi te te gjithe aksionit te saj politik qe prej zgjedhjeve te qershorit 2009 dhe perfundimi i ketij aksioni me djegien e fleteve te votimit dhe privimin e kerkeses se opozites per transparence e ka veshtiresuar me tej edhe besimin qe kjo mazhorance eshte ne gjendje te garantoje kushtet dhe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Opozita eshte pergatitur per zgjedhje prej kohesh duke kerkuar pikerisht ato standarde te cilat u refuzuan njeherazi nga mazhoranca duke hedhur poshte edhe rezoluten e Parlamentit Europian e cila kerkonte ne unanimitet qe Shqiperia te bente transparencen per zgjedhjet e kaluara parlamentare duke dhene edhe ato modalitete te cilat tashme jane te njohura dhe publikun.
Duke qene se kryefjala e politikes shqiptare ne keto momente jane zgjedhjet e 8 majit dhe sigurie per standardet e tyre. PS ka paraqitur tre kushte pas takimit qe ka pasur me Lajcak. Nese keto tre kushte nuk plotesohen deri ne zgjedhje cfare do te ndodhe A eshte bojkoti i zgjedhjeve nje opsion
Ne asnje rast PS nuk eshte shprehur se do te bojkotonte keto zgjedhje sepse ne vete praktiken e saj bojkoti nuk eshte pjese e konstitucionit te PS-se. Ne vazhdojme kontaktet me partneret tane nderkombetaret qe na asistojne edhe per infrastrukturen zgjedhore. Kemi marre premtime qe ata na mbeshtesin ne kerkesat tona. Une ceshtjen e zgjedhjeve e kam ngritur dhe ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se ne Komisionin e eshtjeve te Demokracise dhe te Zgjedhjeve i pranishem ka qene dhe drejtori i OSBE-ODHIR.
Gjithashtu edhe ne takimin tim se fundmi me komisionarin Fyle i cili kerkoi edhe nga ministri i Jashtem i pranishem ne kete takim qe qeveria te garantoje standardet per zgjedhje te lira dhe te ndershme sipas kerkeses qe eshte perfshire edhe ne 12 pikat ne themel te cilave u bazua dhe opinioni lidhur me statusin e vendit kandidat. shte per kete arsye qe ne 12 ceshtjet themelore qe kane te bejne me funksionimin e parlamentit qe kane te bejne me zgjedhjet e lira dhe te ndershme kjo do te jete dhe parakusht per ecurine e metejshme te Shqiperise ne axhenden evropiane.
Pa dyshim qe per kete element qe tashme eshte bere paresor pra zgjedhjet e 8 majit ne monitorohemi ne menyre strikte jo vetem nga OSBE-ODHIR apo edhe struktura te tjera evropiane sic eshte Keshilli Europes por ne radhe te pare monitorohemi edhe nga BE. Kjo sepse ata kane qene praktikisht realisht organizmi me i angazhuar edhe per zgjidhjen e krizes politike qe e ka mbajtur jeten politike ekonomike dhe sociale ne Shqiperi te mberthyer prej gati dy vitesh.
Ndersa i afrohemi zgjedhjeve te 8 majit kryetari i PS-se Edi Rama ka zyrtarizuar kandidaturen e tij per nje mandat te katert ne Bashkine e Tiranes. Si e shikoni ju kete kandidim te kryesocialistin
Sigurisht une e mirekuptoj kryetarin e partise ne ndjesen qe beri per strukturat e partise meqenese e shpalli kandidaturen ne media. Padyshim qe nuk kam pasur asnje lloj hezitimi apo medyshje qe Edi Rama duhet te kandidonte per kryetarin e Bashkise. Kjo edhe per vete natyren dhe tiparet qe do te kene keto zgjedhje tashme te cilesuara si nje referendum politik per te larguar Sali Berishen.
Sigurisht qe beteja elektorale do te behet per Tiranen si kryeqytet dhe i takon liderit te opozites ne krye te koalicionit te fitoje Tiranen. Nuk ka asnje lloj medyshje qe Edi Rama do te vazhdoje te jete kryetar i Bashkise se Tiranes. Fakti qe kohet e fundit mazhoranca eshte kapur duke manipuluar listat e zgjedhesve duke bere presione mbi administraten publike qe regjistrohen ata qe nuk banojne ne Tirane si banore te Tiranes dhe faktet qe jane provuar ne media te manipulimit dhe te njerezve nonekzistent te regjistruar si banore te Tirane shprehin friken qe ka kjo mazhorance me gjithe investimin maksimal qe duket se po ben ne keto zgjedhje se beteja per Tiranen eshte e humbur nga ana e tyre.
Nga ana tjeter kandidati i PD per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka dhene doreheqjen nga posti i Ministrit te Brendshem dhe nga ai i deputetit. Si e vleresoni ju figuren e tij
PD po investohet maksimalisht ne betejen per Tiranen duke nxjerre nje nga figurat me te spikatura qe vete PD ka dhe per te cilin eshte investuar vete Sali Berisha. Lulzim Basha mbart mbi vete disa momente te veshtira per nje karriere te nje politikani qe konsiderohet e ardhmja e PD-se sic eshte rasti i abuzimit me fondeve kur ai drejtonte Ministrine e Transporteve por edhe si Minister i Rendit me ngjarjet e 21 janarit. Ai mban pergjegjesite e veta se deri ne cfare faze keto pergjegjesi i takojne Ministrit te Brendshem nuk me takon mua qe ta shpreh kete sepse une besoj fuqishem qe prokuroria do te beje nje hetim te pavarur.
Sigurisht qe ministri edhe nese nuk ka dhene vete urdher qe te qellohen mbi demonstruesit si drejtues i ketij institucioni ka pergjegjesite e veta qofshin keto dhe pergjegjesi morale nese joligjore. PD-ja ka kandiduar ate qe ne kendveshtrimin e tyre eshte personaliteti me i fuqishem prandaj edhe betejen per Tiranen ata e konsiderojne kryesore ne menyre qe te kerkojne ta fitojne. Por me menyren se si kane filluar fola per listat por ne ecurine e infrastruktures zgjedhore do te kemi dhe probleme te tjera.
Ne jemi sycelet dhe jemi ne gatishmeri qe te dekurajojme cdo forme manipulimi dhe do te vazhdojme kontaktet me partneret nderkombetare per te denoncuar te gjitha shkeljet. Dihet qe Sali Berisha historikisht ka rekorde skandaloze me organizimin e zgjedhjeve. Ata qe pergatisin infrastrukturen zgjedhore ne Ministrine e Brendshme duke filluar nga zevendesministri per Pushtetin Vendor jane famekeq qe prej zgjedhjeve te 1996 dhe ne vend qe edhe ne keto dy vite mazhoranca te klithe punuar per adresimin e nje sere ceshtjeve qe u vune re dhe jane lene detyra nga OSBE-ODHIR ata jane munduar dhe kane punuar per te gjetur skema te tjera te manipulimit.
Nese do te kemi te njejtat probleme si ne zgjedhjet e vitit 2009 do ta pranoje PS rezultatin e zgjedhjeve
PS hyn ne kete zgjedhje per ti fituar ato per te perseritur rezultatin e 2007 per te gjitha bashkite e medha dhe per te rimarre ato komuna ne menyre te vecante edhe rezultati i zgjedhjeve te 2009 tregon qe elektorati voton PS-ne sic eshte qarku i Gjirokastres. Pra nuk eshte rezultat ai qe ka dale ne zgjedhjet e 2007 ku qarkun e ka marre PD sepse ajo ka rezultuar qe ka manipuluar komunat dhe detyra me paresore eshte qe ne te punojme dhe te jemi mbrojtes te standardeve dhe te Kodit Zgjedhor.
shte per kete arsye qe komisioneret tane do te trajnohen qe te evidentojne cdo shkelje. Duke evidentuar cdo shkelje mbi bazen e tyre nisin dhe betejat ligjore. PS e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve sepse perfundoi beteja ligjore me Kolegjin Zgjedhor dhe pertej ketij kolegji nuk ka me instanca per te vazhduar betejen ligjore. Me perfundimin dhe me dhenien e gjykimit nga Kolegji Zgjedhor ne sigurisht qe do te pranonim rezultatin. Ndersa ne keto zgjedhje ne jemi shume te vemendshem per te denoncuar cdo shkelje.
Sektori me marredheniet me jashte vazhdon te mbaje kontaktet per te informuar OSBE dhe organizma te tjera lidhur me situaten aktuale per sa i perket listave dhe jemi ne pritje qe OSBE te ndermjetesoje qe PS te kete akses ne regjistrin e votuesve ne menyre qe ta kemi me te lehte per te dekurajuar te gjitha tentativat per manipulime me listat zgjedhore. Kjo sepse dihet qe masakra elektorale e 2009 eshte bere pikerisht me listat zgjedhore ashtu sikurse u zbuluar dhe nga hetimi qe iu be kutise se Ruzhdies.
Per Ramen
Padyshim qe nuk kam pasur asnje lloj hezitimi apo medyshje qe Edi Rama duhet te kandidonte per kryetarin e Bashkise edhe per vete natyren dhe tiparet qe do te kene keto zgjedhje tashme te cilesuara si nje referendum politik per te larguar Sali Berishen. Sigurisht qe beteja elektorale do te behet per Tiranen si kryeqytet dhe i takon liderit te opozites ne krye te koalicionit te fitoje Tiranen.
Per Bashen
PD po investohet maksimalisht ne betejen per Tiranen duke nxjerre nje nga figurat me te spikatura qe vete PD ka dhe per te cilin vete Sali Berisha eshte investuar. Lulzim Basha mbart mbi vete disa momente te veshtira per nje karriere te nje politikani qe konsiderohet e ardhmja e PD-se sic eshte rasti i abuzimit me fondeve kur ai drejtonte Ministrine e Transporteve por edhe si Minister i Rendit me ngjarjet e 21 janarit.
Per zgjedhjet
Nuk eshte rezultat ai qe ka dale ne zgjedhjet e 2007 ku qarkun e ka marre PD sepse ajo ka rezultuar qe ka manipuluar komunat dhe detyra me paresore eshte qe ne te punojme dhe te jemi rojtes te standardeve dhe te Kodit Zgjedhor. shte per kete arsye qe komisioneret tane do te trajnohen qe te evidentojne cdo shkelje. Duke evidentuar cdo shkelje mbi bazen e tyre nisin dhe betejat ligjore.