E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takime ne Laprake

Kandidati per Kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha takoi dje banoret e Laprakes ku gjate bisedes me ta u njoh per problematikat e kesaj zone. Gjate vizites qe pati tek nje bllok barakash te Laprakes banoret qe jetonin aty i kerkuan Lulzim Bashes me shume vemendje per hallet e tyre.

Askush nuk ka ardhur ndonjehere te na shohe ti je i pari - u shpreh nje grua duke i treguar Bashes nevojen e saj per asistence sociale. Kandidati per bashkine e kryeqytetit u shpreh se nese fiton zgjedhjet e 8 majit do te punoje per zgjidhjen e ketyre problemeve. Sipas tij arsyeja kryesore e kesaj gjendjeje eshte mungesa e vemendjes dhe mosdegjimi i halleve dhe problemeve te qytetareve.

Zotohem para jush se do ta shoh qytetin per qytetarin dhe jo per politiken. Ne qofte se eshte politika e para ja se cfare ndodh ja si diskriminohen qytetaret ne keto geto - u shpreh Basha. Kjo ishte dita e dyte e fushates se kandidatit Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›