E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarkorja si u udhezuan ambasadoret cfare te thone per 21 janarin

Vetem pak ore pas ngjarjeve te 21 janarit Ministria jone e Jashtme ka ngritur nje grup pune per hartimin e nje qarkoreje e cila u eshte derguar te gjitha perfaqesive tona diplomatike ku jep udhezime per menyren e trajtimit te kesaj ngjarjeve. Edhe pse vete Prokuroria nuk kishte dale ende me nje qendrim per ecurine e hetimeve Ministria e Jashtme ka marre persiper qe te jape edhe perfundimet hetimore per ngjarjen duke e cilesuar ate si nje puc per marrjen e pushtetit nga Partia Socialiste dhe nga aleatet e saj.

Madje ne qarkoren qe u eshte derguar permenden edhe emrat e disa prej lidereve te majte si Edi Rama Gramoz Ruci Skender Gjinushi dhe mjaft drejtues te tjere te larte te opozites. Ne qarkore theksohet se nga hetimet paraprake rezulton se brenda territorit te Kryeministrise jane gjetur plumba cka deshmon se ne drejtim te godines se Kryeministrise jane perdorur arme zjarri nga ana e protestuesve. Sipas Ministrise se Jashtme pjesemarresit ne demonstraten e opozites ishin te paguar nga vete organizuesit per te kryer akte te tilla.

Qarkorja

Kur kishin kaluar vetem pak ore nga trazirat ne bulevardin Deshmoret e Kombit Ministria e Jashtme ka therritur me urgjence stafin e saj te ngushte per te hartuar nje qarkore drejtuar te gjitha ambasadave tona per qendrimin qe keto te fundit duhet te mbanin ndaj ngjarjes. I gjithe teksti eshte hartuar ne fshehtesi te plote madje vetem prej disa personave shume te ngushte cka verehet edhe ne perkthimin qe i eshte bere atyre ne anglisht ku gjenden mjaft pasaktesi.

Nje dite me pas ne oret e para te mengjesit Ministria e Jashtme me date 22 janar 2011 ka nisur edhe qarkoren mbi qendrimin e qeverise shqiptare lidhur me ngjarjet e dates 21 janar perpara selise se kryeministrise e cila mban numer protokolli 1106. Udhezoheni te beni te ditur me urgjence kete qendrim prane interlokutoreve tuaj dhe te percillni reagimet e tyre - shkruhet ne letren drejtuar perfaqesive tona diplomatike. Ne brendesi te qarkores thuhet se trazirave te dates 21 janar i parapriu montimi i video-pergjimit Prifti-Meta duke implikuar Kryeministrin e vendit nderkohe qe po ate dite Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte shprehur publikisht se populli ka nje liri kushtetuese qe nuk e ka dhe ushtron asnje force politike.

Kur ligjet zhvleftesohen bien dhe kur sistemi politik degjeneron e del jashte loje populli mund te na tejkaloje. Ne letren nisur perfaqesive tona theksohet se eksponente te PS-se dhe aleate te tjere te opozites si z. Gjinushi z. Ngjela etj. kane bere thirrje per nje skenar Tunizian ne Shqiperi duke bere thirrje te drejtperdrejte per akte dhune me date 21 dhjetor. Per Ministrine e Jashtme pamjet filmike te shfaqura nga te gjithe mediat ne vend deshmojne qartesisht skenarin se si ishte organizuar ky demonstrim.

Per Ministrin Hazhinasto dhe per stafin e ngushte qe eshte marre me hartimin e saj ne oret e vona te asaj dite pergjegjesia kryesore bie me liderin e opozites dhe mbi opoziten ne teresi qe nuk moren masa per qetesimin e situates. Z. Rama ndiqte perleshjen nga Kullat binjake pa bere kurrfare reagimi mbi ate skene puciste ndaj institucioneve te shtetit. Ndaj pergjegjesia me e rende politike morale ligjore institucionale dhe njerezore bie mbi kryetarin e opozites Edi Rama si organizatori dhe pergjegjesi per skenarin e demonstrimit te dates 21 janar - thekson qarkorja.


Qeveria Kerkoni mbeshtetje per policine
Edhe pse qeveria vazhdon qe te kete ende nje lufte te hapur me Prokurorine madje duke kryer edhe veprime hetimore paralele ne qarkore kerkohet qe mesazhi per vendet e tjera te jete krejt i kundert ku te theksohet bashkepunimi i ngushte me organin e akuzes. Sipas udhezimit te leshuar per perfaqesuesit tane ne vendet e tjera kerkohet qe te lavderohet puna e institucioneve per menaxhimin e situates se 21 janarit.

Ambasadoret duhet qe te shprehnin vleresimin per Policine e Shtetit per shkallen me te larte te profesionalizmit te trimerise te pergjegjesise te guximit te gjakftohtesise e cila beri sipas mazhorances qe te deshtoje skenari pucist i drejtuesve te opozites. Gjashte jane udhezimet qe Ministria jone e Jashtme u ka dhene perfaqesuesve tane per te mbrojtur imazhin e qeverise per veprimet e kryera.

1. Dhuna e perdorur ndaj institucioneve demokratike te vendit eshte e papranueshme dhe e patolerueshme.
2. Demonstrata e djeshme ishte goditje e paster kunder institucioneve kushtetuese te vendit nga nje grup protestuesish e orkestruar dhe organizuar nga Edi Rama.
3. Ngushellime per familjet e viktimave dhe thirrje ndaj institucioneve te pavarura te drejtesise te bejne hetim te plote te te gjithe ngjarjes dhe te vene perpara drejtesise autoret.
4. Mirenjohje per policine e shtetit per mbrojtjen e rendit.
5. Garanci se institucionet e vendit dhe rendi kushtetues do te mbrohen dhe respektohen gjer ne fund.
6. do aktivitet politik duhet te drejtohet nga organizatoret politike te tyre. Asnje parti politike nuk mund te largohet nga pergjegjesia ne rastet kur organizohen mitingje me kanotacion te theksuar politik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›