PD zyrtarizon listen e kandidateve

Partia Demokratike publikoi dje emrat e kandidateve te saj si dhe zonat e lira qe u jane lene aleateve per zgjedhjet vendore. Pak para takimit figurat me te rendesishme te selise blu kryetari i kesaj force Sali Berisha dy nenkryetaret Topalli dhe Patozi si dhe Sekretari i Pergjithshem Ridvan Bode per me shume se nje ore kane diskutuar per here te fundit emrat e kandidateve qe do te perballen me 8 maj me ata socialiste.
Rreth ores 15 Sekretari i Pergjithshem Demokrat Ridvan Bode lexoi emrat e kandidateve te kesaj force dhe zonat per aleatet. Ajo qe te bie ne sy eshte zemergjeresia qe demokratet kane treguar me aleatet duke iu lene atyre nje pjese te njesive ne duart e aleateve. Gjithsesi zonat qe u jane lene kane qene pergjithesisht zona te majta ku mazhoranca edhe nese do te fuste kandidatin e saj pak gjasa do te kishte per te marre nje rezultat pozitiv.
Ndarja e zonave
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara demokratet jane treguar me zemergjere duke iu lene nje pjese te madhe te tortes aleateve. Nga 384 njesi vendore 107 ose 28 per qind te zonave ua ka lene aleateve. Nga 65 bashki qe ka vendi demokratet kane mbajtur vetem 37 bashki ose rreth 57 per qind per vete. Ashtu sic pritej Partia Demokratike pjesen me te madhe te zonave e ka lene te lire per Levizjen Socialiste per Integrim deputetet e te ciles jane teper te rendesishem per mbajtjen e pushtetit ndersa pjesen tjeter e ka lene per aleatet e tjere si Partia Republikane.
Partia me te cilin PD bashkeqeveris qe prej zgjedhjeve te 2009-es LSI ka marre rreth 65 njesi vendore ku 11 jane bashki kater njesi vendore ne kryeqytet dhe me shume se 50 komuna te lira. Nese do te shihet harta me zgjedhjet e kaluara vendore ato te 2007-es keto zona jane te majta ose bastione te Levizjes Socialiste sic eshte qarku i Beratit.
Gjithsesi kjo force ka marre edhe bashkine e Elbasanit e cila per nga numri i banoreve eshte e treta ne rang vendi ose bashki te tjera si ajo e Pogradecit Lushnjes dhe e Lezhes. Aleati i vjeter i Berishes kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka marre bashkine e Policanit minibashkine 8 ne kryeqytet dhe rreth 12 komuna ne te gjithe vendin.
Edhe aleatet e tjere kane perfituar komuna ne te gjithe vendin me nje shtrirje teper te madhe. Gjithsesi pervec krereve per bashki dhe per komuna futja ne koalicionin Aleanca per Qytetarin mendohet te rezultoje pozitiv per te 22 partite politike ku nje pjese e tyre pritet qe te marrin edhe vende neper keshillat bashkiake apo ata komunale.
Lufta
Mazhoranca ka hedhur ne betejen e 8 majit disa prej figurave me te rendesishme te saj ku disa prej tyre jane edhe deputete te legjislatures aktuale. Sigurisht qe emri me i dallueshem eshte ai i Lulzim Bashes i cili dha doreheqjen nga posti i Ministrit te Brendshem dhe nga mandati i deputetit. PD do te tentoje per te katerten here qe ti marre socialisteve bashkine me te madhe ne vend ate te kryeqytetit e fituar tre here radhazi nga kryetari dhe kandidati Edi Rama.
Nje tjeter perballje e forte eshte ajo per bashkine e qytetit bregdetar te Durresit ku Ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri do te tentoje te munde rivalin e tij te majte. Ne Shkoder do te rikandidoje kryetari aktual Lorenc Luka. Edhe Vlora e cila eshte nje bastion i se majtes pritet qe te kete nje perballje te forte ku deputetin aktual Ardian Kollozi do ta rivalizoje Shpetim Gjika qe e ka garen e trete elektorale.
Ne Fier eshte Ilir Bele ndersa ne dy bashkite e tjera te rendesishme ne vend eshte Ilir Decolli per Beratin dhe Andrea Mano per bashkine e Korces. E veshtire situata paraqitet per bashkine e Himares ku e pretendojne fitoren tre subjekte PS PD dhe PBDNJ. Demokratet kane vendosur qe te nxjerrin aleatin e tyre Savo Prifti.
Kjo zone eshte shume e veshtire per demokratet pasi pjeses me te madhe te elektoratit e ka Partia Socialiste dhe kreu aktual Vasil Bollano. Zera nga selia blu flasin se ka edhe nje marreveshje te fshehte per te mbeshtetur Bollanon i cili ne jo pak raste ka treguar se ka marredhenie te mira me kryeministrin Berisha.
Berisha Goli nga Kombetarja fiku dritat e sloganit Fajin e ka Saliu
Gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar Demokrat Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka nisur pergatitjet per fushaten e zgjedhjeve lokale te 8 majit duke shprehur bindjen per fitoren e zgjedhjeve. De fakto kemi nisur fushaten elektorale pergatitjet intensive ndaj dhe une duhet tju percjell ju te gjithe kandidateve te Aleances per Qytetar tju percjell te gjithe strukturave simpatizanteve te Partise Demokratike qellimin me madhor te kesaj fushate voten e lire te shqiptareve.
Ne jemi parti e votes se lire jemi qytetare te ketij vendi te bashkuar pavaresisht te gjitha dallimeve te tjera tek besimi yne i hekurt i palekundur tek vota e lire dhe vlerat e saj - tha ai. Per shefin e mazhorances Shqiperia shkon ne zgjedhjet e 8 majit me nje kuader ligjor konsensual standarde te larta teknologjike te numerimit. Duke e lidhur me ndeshjen e mbremshme Berisha ironizoi edhe sloganin e PS-se nderkohe qe premtoi edhe shperblim per ekipin. Une u gezova shume per kete fitore e ndoqa me kureshtje te madhe me miq te mi.
Emocione ne minuten e 61 kur Z. Bode desh fluturoi ne tavan por nuk kisha mendjen ke Bode por tek stadiumi kur shoh z. Basha sa nuk po fluturonte atje ne stadium. Natyrisht ne seline tjeter u fiken dritat se iu duk se ai gol u be drejt sloganit te tyre Fajin e ka Saliu. Te tilla faje Saliu do ti kete te shumta Saliu qelloi i gatshem per te tjera fitore e natyrisht qeveria do ti shperbleje.