Dadoja akuzon Sharon Stone: Më ndaloi Biblën dhe lutjen
Share
Sharon Stone duket se është në telashe të reja. Aktorja është akuzuar nga ish-dadoja e fëmijëve të saj, se e ka keqtrajtuar dhe e ka fyer në lidhje me kulturën dhe besimin e vet.
Erlinda T. Elemen, e cila ka punuar për katë vjet në shtëpinë e yllit të Basic Instict, tha se muajt e fundit Sharon Stone e kishte ndaluar që të lexonte Biblën dhe të lutej në shtëpinë e saj. Për këtë arsye, ajo ka vendosur që ta padisë.
Zëdhënësit e aktores e kanë mohuar këtë akuzë, duke thënë se kjo është një tentativë për të përfituar disa para nga Sharon Stone. Kjo e fundit është gjendur në telashe të tilla edhe në vitin 2008, ku u paraqit në Gjykatën e San Françiskos, pas akuzave të një punonjëse të saj, se është e fiksuar pas djalit të vet.