E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, 20 vende pune për infermierë shqiptarë, ja kriteret që kërkohen

TIRANE - Gjermania do të punësojë 20 infermierë shqiptarë për një periudhë 1.5 vjet. Kriteri kryesor është njohuria e gjuhës gjermane e verifikuar kjo me certifikatë përkatëse.

Kusht kryesor është edhe eksperienca e punës. Deri më 6 qershor të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Për këtë qëllim është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Qendrës për Ndërmjetësim Punësimi dhe Ndërmjetësim me Jashtë (e Agjencisë Federale të Punës), në vijim të zbatimit të Marrëveshjes me Gjermaninë të vitit 1991.

Infermierët shqiptarë mund të përfitojnë deri në 18 muaj kualifikim të mëtejshëm profesional e gjuhësor si punonjës “mysafirë” në Gjermani ndërsa ushtrimi i testuar i profesionit është parakusht për njohjen shtetërore të diplomës në Gjermani.

Deri në marrjen me sukses të provimit për njohjen e diplomës, punonjësit do të punojnë fillimisht si ndihmës-infermierë. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 6 qershor 2012 nëpërmjet postës ose përmes e-mailit triplewin. Albanien@giz.de.

Kriteret
Shtetësia shqiptare 
Mosha minimale 22 vjeç. 
Të keni përfunduar studimin per infermiere/ë në Shqipëri (Fakulteti i Infermierisë, Infermieri e Përgjithshme).
Të keni përvojë pune në profesion
Te keni njohuri të mira të gjuhës gjermane. (shënim: Intervista do të zhvillohet në gjermanisht).
Dokumente (2 kopje)
Dëshmitë e notave për të gjithë vitet e shkollës mjekësore në shqip dhe të përkthyera në gjermanisht.
Dokumenti përfundimtar i Studimeve / Diplomë të përkthyer gjermanisht.
Jetëshkrim (CV) në gjuhën gjermane
Kopje te Librezës së punës / dokument i punësimit (përkthyer në gjermanisht).
Dëshmi penaliteti.
Dokument që vërteton njohuritë në gjuhën gjermane / Certifikatë

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›