Ja ku kushton më lirë dhe më shtrenjtë një kriko birrë
Share
Britanikët janë të fiksuar pas birrës. Tani një portal në internet, www.pintprice.com ka përgatitur një listë me çmimet e krikove të birrës në vendet e botës.
Birra më e lirë gjendet shumë larg britanikëve, në republikën malore të Taxhikistanit dhe kushton vetëm 0.29 sterlina. Më pas është Panamaja, Butani, Burundi dhe Koreja e Veriut.
Ndërkohë, birrën më të shtrenjtë e gjeni në Groenlandë. Aty një kriko kushton 7.35 sterlina. Pas saj vijnë Norvegjia, Katari, Xhibuti dhe Singapori.
Krikot më të shtrenjta
1: Groenlandë £7.35
2: Norvegji £6.07
3: Katar £6.00
4: Xhibuti £5.47
5: Singapori £5.00
Krikot më të lira
1: Taxhikistani £0.29
2: Panamaja £0.31
3: Butani £0.36
4: Burundi £0.37
5: Koreja e Veriut £0.38