E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daffy me një këngë të re

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 12:08

Këngëtarja Dafina Zeqiri, përpos këngës me Ledrin “Po m’pëlqen” e cila u bë temë e medieve këto ditë, pritet që të dalë edhe me një këngë të re.

Sipas një burimi të afërt me këngëtaren, kjo këngë pritet që të jetë e lehtë dhe do të kompozohet nga kompozitori Ilir Berani. ‘

“Dafina është duke e punuar një këngë të re, të cilën pritet që së shpejti, por për detajet e tjera do të mbetet befasi kur kënga të bëhet publike”, ka thënë ky burim për Express.
Edhe me parë ishte bërë subjekt i disa shkrimeve nëpër media për këngën “Po m’ pëlqen”, një këngë kjo që ishte realizuar në bashkëpunim të saj me Ledrin Vulën e grupit Skillz.

Përndryshe, Dafina e cila është në lidhje me Krenar Çoçaj, ka thënë se ai luan një rol të rëndësishëm në karrierën e saj.

Sipas saj, ai e përkrah atë në çdo projekt të saj dhe pa ndihmën dhe përkrahjen e tij ajo nuk do të kishte arritur më shumë në sferën muzikore.

“Lidhja jonë është duke ecur shumë mirë. Ndërsa sa i përket fejesës apo martesës, nuk jemi duke menduar sepse na duket herët. Ka kohë”, ka thënë këngëtarja në një intervistë të saj të mëparshme.

Kohëve të fundit Dafina po ashtu ka hapur një konkurs në faqen e saj të fansave në facebook.com, ku vajzat mund të konkurrojnë se cila i ngjason më shumë asaj në facebook në stil dhe në dukje.

Por, kush është disenjatorja që kujdeset për Daffyn?

Ajo është Lia Stublla, për të cilën Dafina ka thënë se përpos që është stiliste e saj është edhe shoqe e mirë dhe se ajo është “e kënaqur me punën që ajo bën”.

Kurse në lidhje për thashethemet duket se Daffy nuk lodhet shumë për të dhe thotë se ajo nuk lënë shumë përshtypje.

“S’ më pengojnë aspak sepse ato mbesin vetëm thashetheme”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›