E Diel, 1 Nëntor 2026

Dafina: Nuk e quaj kopjim, por inspirim

Dafina Zeqiri,  vazhdon të vlerësohet si një ndër këngëtaret më te kërkuara dhe më te paguara në Kosovë.

Që nga paraqitjet e saj të para, ajo  është dalluar me mënyrën e shfaqjes në publik, por shpesh herë është përfolur për ngjashmëritë e paraqitjeve të saj, me ato të këngëtareve të popullarizuara në botë, si Ciara, Nicki Minaj, Beyonce etj   Në këtë listë në vazhdimësi ka kryesuar Rihanna, pasi stili i Dafinës zakonisht ngjason shumë me atë të këngëtares nga Barbados. Së fundmi Dafina po përflitet per flokët e saj, qe këtë herë i ka prerë më shkurtër se çdo herë tjetër.   "Flokët e shkurtëra gjithmonë më janë dukë shumë seksi e të veçanta. Kur kam qenë e vogël jam inspiruar nga Pink, aktorja Hally Berry ... e tash është këngëtarja Rihanna. Gjithkush e interpreton si të dojë ...ndoshta edhe Rihanna do të ketë pasur ndonjë inspirim. Unë nuk e quaj kopjim, por inspirim,'' është shprehur Dafina për mediat në Kosovë.   Zeqiri është duke punuar në realizimin e albumit të saj, ndërsa brenda pak ditësh pritet të publikoj një videoklip të ri. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›