E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri të dashurin 20 vite më të ri se vetja

Duket se më në fund Demi Moore ka vendosur t’i përkushtohet një dashurie të re. Dhe edhe njëherë, i dashuri i saj është i një moshe goxha më të re sesa që është ajo.

Aktorja dhe pronari i një restoranti, Harry Morton janë parë në disa takime në këto javët e fundit, përshirë një në Beverly Hills, njofton një burim.

“Demi duket shumë e lumtur dhe e emocionuar për takimet e saja me Harry-n. Ajo është shumë e dhënë pas tij dhe duket se kënaqet në shoqërinë e tij”, tha ai.

Moore, 50 vjeçare dhe Morton 31 kanë pas edhe një takim në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

Në nëntor të 2011, Moore dhe ish bashkëshorti Ashton Kutcher njoftuan se martesa e tyre kishte marrë fund. Ai aplikoi për divorcë në dhjetor të 2012 dhe tashmë është në lidhje me aktoren Mila Kunis.

Harry Morton më parë ka qenë i lidhur me Lindsay Lohan, në vitin 2006 dhe më pastaj me Jennifer Aniston në 2010. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›