Fiton një milion dollarë për një muaj

James Arthur, fituesi i edicionit të sivjetmë të, ‘X Factor’ në Angli, ka arritur që për një muaj, të shes një milionë kopje të singëllit të tij debutues, ‘Impossible’.
Këto janë lajme të mira për James dhe gjithashtu edhe për qendrën bamirëse, “’Together For Short Lives’ të fëmijëve të sëmurë, të cilët kanë përfituar nga këto para.
Ndërkaq, James për momentin është duke punuar në albumin e tij debutues që pritet të dalë së shpejti./Indeksonline/