E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina feston ditëlindjen e 24-të

Këngëtarja Dafina Zeqiri e cila ka vjedhur vëmendjen e të gjitha mediave shqiptare, jo vetëm me vokalin e saj por edhe stilin tejet të vecantë ka arritur të njihet si një këngëtare, që garanton një të ardhme mjaft të suksesshme sa i përket botës së artit dhe muzikës.

Ylli i cili ka pushtuar skenën kosovare qysh në vitin 2007, sot feston ditëlindjen e saj të 24-të. Me rast të ditëlindjes së saj, Dafina ka organizuar një privat-party në një nga pub-et e Prishtinës ,”Zyra ndërlidhse”.

Gjithcka duket e organizuar në mënyrë përfekte, ku, këngëtarja gëzimin e saj ka vendosur ta ndaj me miqët e saj më të mirë dhe larg vëmendjes së mediave, por Indeksonline ka arritur të marr pamje ekskluzive dhe të ndajë atmosferën që po vazhdon për fansat e Duffy-të ./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›