E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna rrëfen zënkat me Sonin

Altuna Sejdiu dhe Soni Malaj, dy anëtaret e jurisë, së "X Factor Albania" në fillim u dukën si dy mikesha, ndërsa tek u pane në gjykimet e tyre dukeshin sikur janë edhe rivale.  Madje kishte momente kur dukej se ato urrejnë njëra-tjetrën, por sipas Tunës realiteti është ndryshe.

Këngëtarja shkupjane, ka pranuar për mediat shqiptare se më së shumti kishte konflikte me Sonin. Ajo ka mohuar të kenë marrëdhënie të acaruara me Sonin, pasi këto zenka kanë qenë vetem profesionale:
“Që nga fillimi, me Sonin kemi pasur marredhënie shumë korrekte. Sa herë kam ardhur në Tiranë ajo më ka qëndruar pranë, duke me ndihmuar për gjithçka që kisha nevojë”.

Altuna Sejdiu ishte mentorja e Arilenës, e cila u kurorëzua si fituesja e edicionit të dytë të "X Factor Albania". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›