Dafina i rikthehet bashkëpunimeve me kosovarët

Sapo ka braktisur Amerikën, këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri është rikthyer në Kosovë ku e presin angazhime të shumta sidomos për faktin se tani fillojnë pëgatitjet për xhirimet e fundvitit.
Ndonëse Dafina gjatë qënderimit të saj në Amerikë, disa herë ka treguar përmes rrjeteve sociale se po punon në projekte të reja, ajo duket se nga atje momentalisht nuk ka sjellë asgjë, pasi është parë me krijuesit kosovarë, Zzap & Chris.
Nga disa burime konfidenciale u mësua se Dafina është në bashkëpunim e sipër me këta djem për ta pasur një këngë prej tyre, këngë e cila nëse ajo është dakord do të vijë shumë shpejt./Indeksonline/