"Të këqijat" e Jonidës

Jonida Vokshi, ka prezantuar programe muzikore, ka aktruar në filma, por në fakt profesioni i saj është regjisore.
Televizioni i ka mësuar shumë gjëra, suksesi aty po e ndjek nga pas, njerëzit e pëlqejnë imazhin e saj, por as kjo vëmendje dhe as ky sukses nuk e largon Jonidën nga ëndrra për të ushtruar profesionin e regjisores.
Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka zbuluar gjërat që nuk pëlqen te vetja:
"Unë i dua gjërat në sekondë. Dhe kjo me siguri më bën stresuese për njerëzit që kam rrotull.
Ha shumë. Herë pas here them “nesër nuk do ha”, po të nesërmen harroj. Edhe dietat kur i nis tre-katër ditë më zgjasin. Unë e adhuroj ushqimin. Marr shumë kënaqësi prej tij dhe pse në fakt kjo do ma bëjë të vështirë punën pas ca kohësh, kur ndoshta metabolizmi nuk do jetë më i njëjti dhe dihet që kërkesat tona për linja mbeten konstante”.
Kam një defekt fizik. Gishtin e mesit të dorës së majtë, në nyjën e fundit pranë thoit e kam të përthyer. Kur kam qenë e vogël, kam thyer gishtin dhe ngaqë më dhembte shumë kur ma prekte doktoresha, nuk lejova që ta ma vinin në allçi. Më është këputur tendini e kështu kam këtë gisht.
Prekem shpejt. Qoftë dhe duke parë një film nga Bing-Bang. Mjafton të ndahet një princ me një princeshë dhe unë filloj e qaj. S’është mirë kjo. Nuk mund të qaj vend e pa vend.
Jam shumë e drejtpërdrejtë. Por harroj që ndonjëherë me ato që them mund të lëndoj dikë ose të ofendoj punën e dikujt. Duhet të tregoj më shumë kujdes, e di. Por e bëj pa të keq." /Indeksonline/