Rihanna ndez dritat e Krishtlindjeve

Këngëtarja, Rihanna ka qenë dje e pranishme në Londër, për ti ndezur dritat e krishtlindjeve, në qendrën tregtare “Westfiled”, meqë rast ka mbajtur edhe një concert në kuadër të turnetut të saj “777” për 20 mijë personave që ishin mbledhur për ta parë.
Krahas performancës, do të ndalemi pak tek veshja e Ririt. Ajo dallohet për stil të vacantë dhe gjithmonë di të tërheq vëmendeje. Kësaj radhe Riri ka befasuar duke veshur një xhaketë blu, të madhe në numër e cila kishte gjithashtu xhepa të mëdhenj, të përshtatshëm për 500.000 funtet e ofruara, vetëm për ti ndezur dritat e krishtlindjeve.
Bëhet e ditur se asaj i është kërkuar që sërish të jetë nikoqire e ndezjes së dritave vitin e ardhshëm dhe sipas një burimi, Rihanna është shumë e lumtuar që i është bërë oferta pasi që, ajo e di mjaftë mirë se gjëra të tilla janë shumë të rëndësishme për të dhe xhepin e saj./Indeksonline/