Australian Open 2024, shtohen ditët e turneut

Të martën, Australian Open zbuloi një nga veçoritë e tij të reja për edicionin 2024. Për herë të parë në histori Grand Slami Australian do të fillojë të dielën. Pra data e fillimit e planifikuar për të hënën, 15 janar 2024, afrohet për të dielën në 14 janar. Organizatorët e turneut deklarojnë se ata e kanë marrë këtë vendim për të “ndihmuar në lehtësimin e presionit të ndeshjeve që përfundojnë në orët e vona të natës, si për lojtarët ashtu dhe për tifozët”.
Australian Open bëhet kështu Grand Slam-i i dytë që nis të dielën, një traditë që tashmë zhvillohet vetëm në Roland Garros. Craig Tiley, drejtor i Australian Open, argumentoi në këtë mënyrë për këtë vendim për ndryshimin e datave të fillimit.
“Ne dëgjuam reagimet nga lojtarët e tenisit dhe tifozët dhe u munduam të gjejmë një zgjidhje për të minimizuar përfundimet e ndeshjeve në orët e vona, duke ofruar një planifikim të drejtë dhe të barabartë në fusha. Kjo ditë shtesë paraqet përfitime për tifozët dhe lojtarët e tenisit. Raundi i parë do të luhet në tre ditë në vend të dy, duke u mundësuar tifozëve një ditë shtesë me argëtim, tenis dhe ushqim”.