Daja: “Titullin e ndaj me Agim Canaj”

"Sinqerisht ta marrësh titullin në këtë ndeshje dramatike, kur kemi luajtur me 8 lojtarë, është e paimagjinueshme". Trajneri Ilir Daja vendosi edhe ai një rekord me ngjyra personale. Përvec faktit se ka dalë si lojtar me Dinamon, ai tashmë hyn në statistikat historike të këtij klubi edhe si trajner kampion. Madje, dy sezone më parë ai doli kampion me Elbasanin. "Vuajtëm shumë dhe e përjetuam me emocione deri në fund të takimit. Është investimi i presidencës. Një bravo edhe për teknikun Agim Canaj". Daja nuk harron edhe kundërshtarët: "Përshëndes edhe lojtarët e Partizanit, pasi i dhanë një bukuri kampionatit. Titullin? Ia dedikoj lojtarëve të mi, tifozëve dhe djalit tim"