E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: “Dinamo e meritoi titullin”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, "autori" edhe i projektit të dizenjimit të "kupës gjigante" tha pas ndeshjes: "U kënaqëm para së gjithash pasi gara ishte e bukur. Ishte një ndeshje me emocione. Dëshira ime ishte që ky kampionat të mbyllej në "Qemal Stafa", pasi është një stadium me kushte më të mira dhe do të kishte më shumë entuziazëm dhe më shumë spektatorë. Po ky ishte vendimi i klubit organizator. Kush e meritonte kampionatin? Dinamo ka kryesuar për 23 javë, Partizani në ndeshjet e fundit ka luajtur shumë mirë dhe ka dhuruar shumë në fushë. Cilido nga ekipet të dilte kampion do ta meritonte atë. Dinamo fitoi dhe jo pa meritë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›