Vioresin Sinani, “Këpuca e artë”

Sulmuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani fitoi për herë të tretë "Këpucën e artë", si golashënuesi më i mirë si sezonit 2007-2008. Ish-futbollisti i Tiranës realizoi në Kampionatin e 69-të Kombëtar 20 gola, dy më shumë se kroati i Dinamos, Pero Pejic (18). Sinani më parë e kishte fituar "këpucën e artë" me Vllazninë në sezonin 2003-2004 (36 gola) dhe 2006-2007, kur mbronte fanellën e Tiranës me 23 gola.