E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti: Nëse Gashi ballafaqohet memua, pranoj gjykimin pa avokat

Tiranë – Në seancën e rradhës gjyqësore ndaj  Dritan Dajtit, i akuzuari për vrasjen e policit Saimir Duçkollarit, ka deklaruar se është gati të ballafaqohet me Flamur Gashin në qoftë se ai vjen në gjykatë. Sipas Dajtit, Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij Flamur Gashi.
 
Ai ka deklaruar nëse Gashi është gati të ballafaqohet me të në gjykatë, do ta pranojë gjykimin pa avokat.
 
“Jam gati të ballafaqohem me Flamur Gashin. Nëse pranon ballafaqimin, e pranoj gjykimin pa avokat”, ka deklaruar Dajti gjatë seancës gjyqësore. Ndërkohë që Prokuroria ka reaguar duke i thënë gjyqtarëve duke I kërkuar që Dritan Dajtio most ë lejohet të flasë për këto gjëra.
 
Gjykata ka caktuar për çështjen e Dajtit avokatët Fatlind Bardhi  dhe Fatjon Kosta dhe rrëzuar kërkesën e të pandehurit për ndryshim të trupit gjykues. Në fund të seancës Dajti ka kërkuar që të pajiset me laptop, kërkesë e cila është refuzuar bga Gjykata e Lartë.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›