Dajti: Refuzoj konkurset e Ramës, aplikoj për kurs në Korenë e Veriut
TIRANE- Kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, vlerëson se kabineti i ri qeveritar ka prurje interesante, siç është zv.kryeministri Niko Peleshi. Por, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dajti kritikon mungesën në këtë kabinet të Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos, dy prej aleatëve që ai i ka quajtur “viktima të masakrës zgjedhore të 2013”. Ndërkohë ai bën të ditur se ditët e fundit ka qenë në një tur vizitash në Kubë dhe vendet e Amerikës Latine. Dajti tha se u nënshkruan disa marrëveshje me partitë motra në vendet e Amerikës Latine dhe një prej tyre ka të bëjë me organizimin e një kursi tremujor me pjesëmarrjen e kryetarëve të partive të vogla që do të organizohet në Phenian të Koresë së Veriut.
“Shpenzimet merren përsipër nga organizatorët, sikurse edhe dietat e shërbimit në një shumë prej afro 12 mijë dollarësh për secilin nga pjesëmarrësit. Duke qenë se vendet janë të kufizuara, vetëm 8 për Shqipërinë, përzgjedhja do të bëhet me konkurs”, - tha Dajti. Ai shprehet se: “Aplikimet do të mbyllen më 13 shtator dhe kryetarët e partive të majta të vogla duhet të dorëzojnë, përveç formularit të aplikimit, një CV të forcës së tyre politike, një CV personale si dhe një fotokopje të noterizuar të statutit dhe aktit të themelimit të partisë”. I pyetur në lidhje me atë që ka deklaruar kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, se të gjithë do t’u nënshtrohen konkurseve për t’u futur në administratën shtetërore, Dajti shprehet se: “Konkurset janë për nivele administrative, ndërsa drejtuesit e institucioneve janë poste politike dhe emërohen pa konkurs, ashtu sikurse Edi Rama i zgjodhi ministrat e tij pa konkurs”.
Si e vlerësoni përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i cili përbëhet vetëm nga PS dhe LSI?
Në këtë kabinet ka prurje interesante, sikurse është Niko Peleshi në postin e zv/Kryeministrit, një figurë me të vërtetë me reputacion dhe që do t’i bëjë mirë qeverisjes së re, por ndjehet mungesa e politikanëve me eksperiencë në koalicionin e majtë. Këtu bëhet fjalë si për socialistë të vërtetë me kontribute 20 e më shumë vjeçare në këtë parti, ashtu edhe për figura nga radhët e partive të tjera. Në mënyrë të veçantë bie në sy mungesa e Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos, dy figura me kontribut të jashtëzakonshëm në betejat politike të së majtës, besnikë të kahershëm të kryetarit Rama dhe kryetarë të dy partive që sollën dhjetëra mijëra vota në kampin e majtë. Më së paku Gjinushi dhe Milo duhet të ishin shpërblyer si viktima të masakrës zgjedhore të 23 qershorit, pasi ishin ndër partitë që iu vodhën më shumë vota nga numëruesit e majtë, por që arritën të paktën të “shpëtonin” nga 10 mijë vota. Për këtë flas me përgjegjësi, pasi kam shqyrtuar personalisht kasetat filmike të numërimit të votave për llogari të Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar. Praktikisht, votat e PPSHR në Tiranë, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Elbasan janë vjedhur në mënyrë të pacipë dhe barbare, duke na lënë në procesverbale jo më shumë se 1 votë në 10 të fituara. Në këto kaseta janë provat për vjedhjet që u janë bërë të tria partive tona. Nga ana tjetër, nuk mund të mos bjerë në sy se në përbërje të kabinetit ka ministra që këtë post e kanë si detyrën e parë administrative. Nuk e di si mund të qeverisin një dikaster njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë në administratë. Ju nuk ishit në takimin e thirrur nga kreu i PS, Edi Rama, me të gjithë aleatët e koalicionit.
Kishte ndonjë arsye të veçantë apo kjo ishte në vijim të qëndrimeve tuaja kritike ndaj PS-së?
Nuk kam qenë në Shqipëri gjatë këtyre dy javëve të fundit, pasi kam qenë i ftuar për një sërë takimesh në nivele të larta partiake në disa vende të Amerikës Latine. Nga informacionet që më erdhën, më rezulton se në këtë takim kryeministri i zgjedhur ka shpalosur platformën e vet për konkurrim në ndarjen e posteve. Unë personalisht nuk do të marr pjesë, pasi jam në negociata me një kompani lider në rajon për prodhimin e kasafortave dhe do të marr përsipër administrimin e këtij biznesi. Sipas parashikimeve të mia, fitimet do të jenë të mira, pasi llogaritet që gjatë katër viteve të ardhshme nevoja për këtë lloj asortimenti do të jetë në rritje dhe do ketë kërkesa nga shumica e politikanëve, për ata që dalin në opozitë dhe për ata që vijnë në pushtet. Përsa u përket qëndrimeve kritike, kjo nuk do të thotë të jesh kundër. Edhe atëherë kur në Shqipëri qeveriste vetëm Partia e Punës, shoku Enver e ngrinte me të madhe nevojën e kritikës së brendshme dhe nga pozita të shëndosha. Në këtë aspekt qëllimi ynë ishte ta shtynim gjithnjë e më shumë koalicionin e majtë nga pozitat e të majtës ekstreme, për ta futur në binarët e të majtës së vërtetë. Duke qenë së bashku në një koalicion, ne shpalosëm idetë tona për të garantuar fitoren: Luftë dhe qëndresë të vendosur në çdo moment, në çdo pozicion dhe në çdo llogore. Në qeveri nuk kanë zënë vend PBDNJ dhe kristiandemokratët, edhe pse kanë marrë mandat deputeti dhe në bazë të marrëveshjes ata mund të kërkonin post ministror... Zoti Dule besoj se do të jetë në qeveri në shtator, vetëm në qoftë se “koka” e Vangjelit është sakrifikuar për ndonjë interes më të madh për Athinën, sikurse mund të jetë pakti detar apo ndonjë marrëveshje tjetër territoriale. Për kristiandemokratët mund të jenë rezervuar marrëveshje të tjera. Në këtë pikë nuk kam informacion.
A e prisni përfshirjen në qeverisjen e re apo do t’u nënshtroheni konkurseve, ashtu siç edhe ka thënë kryeministri Rama në takimin me aleatët?
Unë personalisht e kam detyrën time si kryetar i partisë dhe nuk do të pranoj poste administrative. Nëse do të ketë pjesëmarrje në qeverisje, ajo do të realizohet me pjesëmarrjen e kuadrove të tjerë të PPSHR. Konkurset janë për nivele administrative, ndërsa drejtuesit e institucioneve janë poste politike dhe emërohen pa konkurs, ashtu sikurse Edi Rama i zgjodhi ministrat e tij pa konkurs.
Si e shpjegoni mospërfshirjen direkte të Ilir Metës në kabinet?
Nuk besoj se çështja ka lidhje me ambicien për postin e kryetarit të Kuvendit. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i ri dhe më i suksesshëm në historinë e 20 viteve të fundit. Edhe në vitin 2013, sikurse në vitin 2009, populli i dha Metës çelësin e Kryeministrisë dhe Presidencës, por ai me modesti zgjodhi të eliminojë dualitetin me Ramën dhe të qëndrojë jashtë qeverisë. Për këtë zgjedhje të mençur e përgëzoj. Natyrisht, Ilir Meta nuk e ka mbyllur këtu karrierën e tij politike. Ai mund të zgjidhet kryeministër në çdo moment, por e rëndësishme është që e majta të qëndrojë në pushtet.
Ditët e fundit ju keni qenë për një vizitë në Kubë. Me ç’rezultate vini prej andej?
Kam qenë për një tur vizitash në vendet e Amerikës Latine, atje ku Revolucioni Bolivarian është gjithmonë në pushtet, por vizita e fundit në Kubë ka qenë më e rëndësishmja. Atje pata takime të nivelit të lartë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kubës. U nënshkruan disa marrëveshje me partitë motra në vendet e Amerikës Latine. Pothuajse në të gjitha takimet ishte evident shqetësimi për rrezikun e ardhjes së fashizmit në pushtet, një fenomen që ka shoqëruar krizën e fundit të madhe financiare botërore të viteve ‘30. Edhe kriza e sotme rrezikon forcimin e segmenteve të ekstremit të djathtë në mbarë botën e prekur nga kriza dhe sa më e fortë të jetë kjo krizë, aq më i madh është rreziku. Shembull konkret është fuqizimi i “Agimit të Artë” në Greqi. Për këtë arsye u nënshkrua një marrëveshje për organizimin e një kursi tremujor me pjesëmarrjen e kryetarëve të partive të vogla, që do të organizohet në Phenian të Koresë së Veriut. Shpenzimet merren përsipër nga organizatorët, sikurse edhe dietat e shërbimit në një shumë prej afro 12 mijë dollarësh për secilin nga pjesëmarrësit. Duke qenë se vendet janë të kufizuara, vetëm 8 për Shqipërinë, përzgjedhja do të bëhet me konkurs. Aplikimet do të mbyllen më 13 shtator dhe kryetarët e partive të majta të vogla duhet të dorëzojnë, përveç formularit të aplikimit, një CV të forcës së tyre politike, një CV personale si dhe një fotokopje të noterizuar të statutit dhe aktit të themelimit të partisë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)