Kabulli elektrik ra mbi një lokal, CEZ: Stakuam gjithë linjën e Velipojës për riparim të defektit
SHKODER-Edhe pse është kulmi i sezonit veror në Velipojë, këtë mbrëmje të së dielës ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Si pasojë qindra pushues kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa CEZ shpjegon këtë ndërprerje.
Sipas CEZ, shkak i mungesës së energjisë elektrike është bërë stakimi që iu bë linjës energjitike që furnizon komplet Velipojën sepse një kabull elektrike është këputur dhe ka rënë mbi nje lokal. Me qëllim ndreqjen e defektit CEZ pa të arsyeshme të stakojë komplet linjën e furnizimit.
Sipas CEZ sapo të lidhet kabulli elektrik, energjia do të rikthehet sërish në këtë zonë të plazhit që këtë sezon veror ka qenë një ndër më të populluarat me pushues.
(d.b/BalkanWeb)