E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti, kreu i ri i Policise Bashkiake

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ka prezantuar dje kreun e ri te Policise Bashkiake, Zyhdi Dajtin. Ai do te jete kryeinspektor i kesaj strukture, pas largimit te Ndrec Dedajt nga kjo detyre. Kryebashkiaku Rama, duke vleresuar rolin dhe rendesine e struktures se Policise Bashkiake, tha se roli i policit bashkiak eshte disi i vecante, i cili nenkupton nje komunikim te drejtperdrejte me komunitetin, per t'iu gjendur prane per cdo problem, qofte edhe te nje qytetari te vetem. "Sot, qytetaret e qytetaret e Tiranes, kerkojne qe Policia Bashkiake te jete edhe me e gatshme, edhe me e miresjellshme edhe me e afte si dhe e pergatitur, per t'iu gjendur prane, edhe sikur te jete nje qytetar i vetem qe paraqet nje problem, qe ka lidhje me qetesine e jetes ne komunitet",- tha gjate ketij prezantimi, kryebashkiaku Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›