E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Itali, hasmi i Lul Cakes

Arrestohet ne Itali hasmi i njerit prej emrave me te njohur te Beratit, Lul Caka. Ne saje te nje operacioni te policise italiane ne Breshia, dje u be i mundur arrestimi i Martin Begajt, i njohur si nje nga kundershtaret e Lulzim Cakes, personazhit te njohur te botes se krimit ne Berat, pas vitit '97. Sipas burimeve, Begaj eshte kapur fare rastesisht nga policia italiane ne qytetin e Breshias, duke shperndare lende narkotike. Qe prej vitit 2004, ai jetonte ne kete qytet me emrin e rreme "Manol". Policia italiane ka evidentuar 30-vjecarin si nje shperndares droge. Pas marrjes se informacionit, ne lidhje me te dhe pas bashkepunimit me autoritetet shqiptare, eshte siguruar informacioni i nevojshem se ai ishte ne kerkim per nje vrasje per motive hakmarrje. Ne banesen e tij, jane sekuestruar disa grame kokaine, si dhe dy dokumente false me identitet rumun dhe 5 mije euro. Begaj ishte person ne kerkim per vrasjen e vellait te Lulzim Cakes. Ngjarja per te cilin ai akuzohet ka ndodhur me 29 nentor 1999, kur Martin Begaj qelloi me arme zjarri vellain e Lulzim Cakes, Bardhosh Caka, si dhe nje kusheririn e tyre. Hakmarrja e Begajt, erdhi pasi vellai i Lul Cakes, Julian Caka, kishte vrare ne bilardon e Samatices, nje kusheririn e Begajt, 22-vjecarin Gentian Begaj. Pas kesaj vrasje, Martin Begaj, u largua nga Shqiperia dhe jetonte ne Itali me emer te rreme. Qe prej vitit 2001, ai ishte shpallur nga drejtesia shqiptare ne kerkim nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›