E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet me pronat, shkarkohet Stringa

Tirane- Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, shkarkoi dje nga detyra e kryeregjistrueses se Hipotekes se Tiranes, Dorina Stringen. Shkarkimi i saj, u krye nga drejtori Arben Qirjako, menjehere pas propozimit te Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe pas nje kontrolli 2-mujore te ushtruar ne Hipoteken e Tiranes. Objekt i ketij kontrolli ishte respektimi i procedurave administrative dhe sherbimit ndaj qytetarit, nga ana e punonjesve te kesaj zyre. Burime nga Ministria e Drejtesise kane bere me dije se ne fund te kontrollit te ushtruar, kryeregjistrueses i jane konstatuar shkelje te shumta te procedurave administrative dhe vonesa te medha ne sherbimin ndaj qytetareve. Nderkohe qe probleme te tilla jane konstatuar edhe ndaj 10 punonjesve te tjere ne kete zyre, ndaj te cileve pritet te merren masa, ne ditet ne vazhdim. Kontrollet ne zyren e Hipotekes Tirane nisen pas ankesave te disa qytetareve. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne dy muajt e fundit ka kryer tre kontrolle te njepasnjeshme, ku ka konstatuar shkelje te shumta nga ana e kryeregjistrueses se Tiranes, Dorina Stringa. Burimet nga Ministria e Drejtesise kane bere me dije, se problemet qe jane konstatuar ne ngarkim te Stringes kane qene kryesisht me vonesat e pergjigjeve te ankesave dhe kerkesave te qytetareve, vonesa te cilat arrinin edhe me muaj. Po ashtu burimet kane konfirmuar se ne shkeljet e konstatuara, jane verejtur edhe mbivendosje te pronave, fshirjet e pronesive, regjistrime te kryera me dokumentacion te paplote, si dhe ne disa raste zvarritje te qytetareve qe aplikojne per pajisjen me dokumentacion. Burimet kane shpjeguar se pas Tiranes, do te kryhen inspektime ne disa rrethe te tjera te vendit, per shkak te ankesave qe kane mberritur nga qytetaret. Disa nga rrethet me problematike jane Vlora, Lezha dhe Durresi, qytete te cilat kane kryesisht probleme me regjistrimin e pronave, apo mbivendosjet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›