E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA, prangos te kerkuarin per vrasje

Tirane-Nje operacion spektakolar nga toka dhe ajri, i forcave speciale RENEA-s dhe Policise se Tiranes, i koduar "Darka jashte", ka bere te mundur arrestimin e shume te kerkuarit, Besnik Visha. Pasi kishin marre informacione per vendndodhjen e tij, policia ka organizuar edhe planin e kapjes, ne fshatin Zgur te Zall-Bastarit. I shumekerkuari, pasi ka nuhatur afrimin e forcave RENEA ne banesen e tij, eshte izoluar brenda saj bashke me bashkeshorten. Fillimisht ai ka tentuar te kundershtoje arrestimin, duke kercenuar me hedhjen e nje granate. Dhjetera forca policie kishin rrethuar gjithe zonen, duke shuar cdo mundesi arratisje te Vishes. Per disa ore ata i kane bere thirrje 37-vjecarit te dorezohet. Nderkohe ne mbeshtetje te RENEA-s jane vene edhe disa helikoptere qe kane patrulluar nga ajri. Pas dy ore negociatash, Visha ka pranuar te dorezohet. Ne momentin e arrestimit, te shumekerkuarit, iu gjenden dhe ju sekuestruan ne cilesine e proves materiale; nje arme zjarri automatik dhe nje kreher me fisheke. Per kapjen e tij, policia kishte organizuar disa operacione qe prej vitit 2001, por qe kane rezultuar te deshtuara, per shkak te terrenit te veshtire. Pergjate ketyre viteve, Visha levizte i armatosur ne fshatra te ndryshme te komunes Zall-Bastar, duke renduar situaten e rendit ne kete komune.

Besnik Visha, ish-polic, akuzohej per vrasjen me arme zjarri te Refik Domit. Ngjarja ka ndodhur me 10 prill 1997, ne afersi te Universitetit Bujqesor te Kamzes. Pas nje grindje per motive te dobeta, Besnik Visha ka qelluar per vdekje, Refik Domin. Per kete veper penale, Gjykata e Tiranes me vendim te dates 29.06.2001, e ka denuar me 12 vjet burgim, per veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe te "armembajtjes pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›