Dajti në spitalin civil, operacion në këmbë
08/09/2009 Kreu i Spitalit të Burgjeve: Dajti e kupton që nuk është lënë pas dore
Ende nuk është caktuar data për operacionin në këmbën e djathtë
TIRANË- Që nga dita e parë kur mbeti i plagosur dhe me predha në këmbë, Dritan Dajti del nga porta e hekurt e Spitalit të Burgut për t’u kontrolluar në spitalin civil. Kërkesa e bërë nga familjarët e tij për t’u kontrolluar në spitalin civil plotësohet. Shoqërimi i tij u bë nën masa të rrepta policie dje në orët e paradites. Gjithçka është bërë konform rregullores së burgut dhe për t’i ardhur në ndihmë personit që tashmë është i akuzuar për disa vepra të rënda penale siç është ajo e vrasjes së katër punonjësve të policisë. Dritan Dajti shoqërohet për në spitalin civil me qëllim ekzaminim e plagëve të marra në datë 7 gusht 2009. Burime nga Spitali i Burgut bëjnë të ditur se dje paradite, Dritan Dajti është shoqëruar për në spitalin civil ku ka bërë grafit e radhës për të parë plagët e marra nga predhat. Është hera e parë që Dritan Dajti del nga Spitali i Burgut dhe shoqërohet për në spitalin civil edhe pse familjarët e kanë kërkuar një gjë të tillë disa herë. Ndërkohë që drejtori i Spitalit të Burgut Ylber Vata, i cili e konfirmoi edhe lajmin për kryerjen e grafive për këmbën e Dritan Dajtit u shpreh dje për gazetën “Metropol” se ndaj tij nuk është neglizhuar asnjëherë. Sipas Vatës, mjekët nga dita në ditë janë duke parë ecurinë e plagëve që ka Dritan Dajti në këmbë nga predhat e marra dhe janë ata që do të vendosin se kur do të bëhet ndërhyrja kirurgjikale. Dritan Dajti pohoi drejtori i spitalit, Ylber Vata, e kupton shumë mirë se nga ana e mjekëve dhe stafit të spitalit nuk është lënë pas dore, por i janë bërë të gjitha shërbimet. Ndryshe nga sa janë shprehur familjarët, drejtori Vata tha se vet Dritan Dajti nuk ka bërë asnjëherë ankesë për neglizhencë, pasi mjekët i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në shërbim. Lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale, Vata pohoi se ajo do të bëhet atëherë kur specialistët ta shohin të arsyeshme. Më tej ai shtoi se grafitë e këmbës së Dajtit janë futur në kartelë me qëllim plotësimin e të gjitha kushteve për ta çuar drejt sallës së operacionit. Ai shtoi se deri tani është caktuar ndonjë datë për operimin e tij. Dritan Dajti ka të paralizuar njërën prej këmbëve. Kjo paralizë ka ardhur si pasojë e plagëve të marra në datë 7 gusht kur u bë edhe përplasja me policinë, ku mbetën të vdekur katër punonjës të saj. Është i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni në vitin 2000. Dritan Dajti i superkërkuar prej gjashtë vjetësh, arriti të binte në kurthin e policisë vetëm në fillim të muajit gusht. Ai u arratis nga sallat e gjykatës së Tiranës në vitin 2003, për të jetuar më pas në fshehtësi të plotë për disa vite i rrethuar nga shokë dhe të afërm që e ndihmonin në lëvizje. Dajti në momentin që u diktua nga policia dhe iu bë thirrje për t’u dorëzuar qëlloi duke lënë të vdekur katër prej efektivave. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit edhe vet Dajti mbeti i plagosur. Në përplasje me policinë mbeti i vrarë edhe kunati i Dritan Dajtit si dhe u plagos nipi i tij. Dajti gjithashtu strehohej nga disa shokë të tij, të cilët janë duke u hetuar nga ana e akuzës. Por pas asaj që ndodhi në 7 gusht, Dajti është shprehur se nuk ka qëlluar mbi policinë, por ndaj personave të cilët ai i konsideronte hajdut dhe që i kishin zënë prit për t’i grabitur paratë që mbante me vete.
Pa dhënë deklarimi s’mund të takohet
Kërkesa e familjarëve për takim, dhe refuzimi i Prokurorisë
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka refuzuar kërkesën e familjarëve të të shumëkërkuarit Dritan Dajti, për ta vizituar këtë të fundit në ambientet e spitalit të burgut, ku aktualisht ai është izoluar duke u mbajtur nën vëzhgimin e rrepte të forcave speciale RENEA. Ka qenë pikërisht babai i 38-vjeçarit Dajti, Hasani, i cili mësohet se së bashku me bashkëshorten e të birit është paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, ku i ka kërkuar këtij të fundit, autorizim për dhënien e lejes që ai të kryente një takim me djalin e tij që aktualisht ndodhet i plagosur në Spitalin e Burgut. Mirëpo përgjigjja e përfaqësuesit të akuzës ka qenë negative për babain e Dritan Dajtit, duke i hequr atij të drejtën për ta takuar qoftë edhe një minutë të vetme djalin e tij që është arrestuar një javë më parë nga agjentët e policisë së shtetit. Duke mos gjendur një rrugë të mesme, i moshuari Hasan Dajti nuk ka bërë gjë tjetër veçse është larguar menjëherë nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke thënë se djali dhe familja e tij po persekutohen si në kohët e diktaturës. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, kohë kjo që nuk ka mjaftuar për t’ju mbushur mendja prokurorit të çështjes. Gjatë bashkëbisedimit midis babait të Dritan Dajtit dhe prokurorit, ky i fundit mësohet të jetë shprehur se refuzimi i dhënies lejë për takim do të kryhet deri në periudhën kur 38-vjeçari Dajti, do të pranojë të flasë përpara grupit hetimor dhe të sqarojë të gjitha rrethanat e vrasjes së 4 policëve, si dhe të qëndrimin të tij prej 6 vitesh në arrati. Por mësohet se kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme, pasi për Prokurorinë janë edhe disa shkaqe të tjera hetimore, të cilat e pengojnë atë të japi leje familjarëve për të takuar super të kërkuarin Dritan Dajtin. Ky i fundit që prej datës kur është arrestuar dhe deri tani ka refuzuar dy herë grupin hetimor që kishte shkuar ta merrte në pyetje.
Jeleku i Duçkollarit
Për të forcuar bindshëm akuzën e vrasjes së 4 policëve, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë jelekun antiplumb të agjentit të vrarë Sajmir Duçkollari, i cili mësohet se që prej ditës së premte, ndodhej në ambientet e spitalit të qytetit të Durrësit. Burime pranë akuzës thanë se jeleku ishte kërkuar me insistim gjatë këtyre ditëve, por më së fundi ai është arritur të gjendet nga dëshmia e një oficeri që kishte qenë pjesë e operacionit për prangosjen e Dritan Dajtit. Në dëshmi thuhet se jeleku Duçkollarit i është hequr, pasi ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve.
Raporti Mjeko-Ligjor
Në kuadër të hetimeve që po kryhen në ngarkim të 38-vjeçarit Dritan Dajti, Prokuroria për Krime të Rënda dje ka administruar në dosje edhe disa raporte mjeko-ligjorë, të cilat përcaktojnë me përpikëri zonat e trupit ku plumbi ka vrarë 4 oficerët e policisë së shtetit. Përveç kësaj organi i akuzës ka administruar në dosje edhe raportin mjeko-ligjor që ekspertët kanë kryer në trupin e të plagosurit Dritan Dajti. Nga të dhënat që janë dokumentuar në raporte rezulton se agjentët Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, kanë marrë dy plagë në trup, ndërsa dy agjentët e tjerë Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari, kanë marrë nga një plagë tejshpuese në qafë.