Kompania naftënxjerrëse: Fajtorë banorët, jo ne
08/09/2009 Deklaratë për shtyp, dëmtimet banesave për shkak të lëvizjeve të tokës
Kërcënimi, do kërkojmë dëmshpërblim nëse nuk na lejojnë të punojmë
FIER- Ka reaguar kompania e huaj kanadeze “Bankers Petrolium” që operon në zonën e Patos-Marinzes për ngjarjen e disa ditëve më parë. Kanë qenë banorët e këtyre zonave, Patos, Marinzës dhe Kuqar, të cilët kanë dalë në protesta për shkak të dëmtimeve në masë të shtëpive të tyre. Ata fajësojnë kompaninë e huaj, e cila sipas tyre bën shpërthime të hidrokarbureve në këtë zonë, gjë që shkakton edhe miliona leke dëme materiale banorëve të këtyre zonave naftëmbajtëse. Vetëm 2 ditë më parë banorët e zonës së Marinzës kanë protestuar duke bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e mjeteve të kësaj kompanie naftënxjerrëse në vendin e tyre të punës deri në momentin e dëmshpërblimit. Por kanë qenë pala e përfolur, ajo e kompanisë së naftës kanadeze “Bankers Petrolium”, e cila ka dalë dje në një deklaratë të shkurtër, por që fajësojnë vet banorët e këtyre zonave për dëmtimet në masë të banesave të tyre. Sipas deklaratës së kësaj banke, nuk janë shpërthimet e hidrokarbureve që shkaktojnë dëmtime të banesave përreth puseve të naftës në këto zona, por janë lëvizjes e shpeshta tektonike karakteristikë e kësaj zone. Madje sipas kësaj deklarate do të jenë përfaqësuesit e kompanisë së huaj ata që do të kërkojnë dëmshpërblim banorëve për moslejimin e mjeteve të kësaj kompanie në shenjë proteste nga ana e banorëve. Sipas kësaj deklarate, banorët para se të ndërtonin shtëpitë duhet të merrnin njohuri mbi tokën ku ata do të ngrinin banesat e tyre.