E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Debatet politike në Kuvend

08/09/2009  Ndërkombëtarët kundër vendimit të PS

Për ambasadorin Bosh bojkoti jo rruga e duhur

Faktori ndërkombëtar vijon të tërheqë vëmendjen e partisë më të madhe opozitare, PS-së, për vendimin e ndërmarrë prej saj për të bojkotuar kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu, pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Oli Rehn, i cili në mënyrë indirekte lëshoi mesazhe të qarta kundër vendimit të PS-së, dje erdhi një tjetër reagim në adresë të kësaj force politike. Kësaj radhe nga vetë institucioni që Partia Socialiste kërkon që të asistojë në hetimin për shkeljet gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, e konkretisht nga OSBE-ja. Prezenca e këtij institucioni në Tiranën zyrtare është shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Socialiste. Pak kohë përpara fillimit të seancës së parë plenare të kësaj legjislature ambasadori Robert Bosh bëri të ditur një qëndrim të tillë. Për Bosh debatet politike bëhen në Kuvend, nisur dhe nga logjika që tejkalon qëndrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin europian të vendit.

OSBE-ja është një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që PS-ja ka thirrur për ta asistuar në procesin e verifikimit të parregullsive me zgjedhjet. Por deklarata e ambasadorit Bosh, deklaratë që në thelb rrëzon vendimin më të rëndësishëm të Partisë Socialiste: bojkotin e Kuvendit, duket se e vështirëson mundësitë e bashkëpunimit. Por ambasadori Bosh nuk është përfaqësuesi i vetëm i institucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS-së. Pak ditë më parë ishte Oli Rehn, komisioneri për Zgjerimin, që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›