E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti nxjerr krimet e Bllokut, kurse Edi Rama nxjerr Ermonelën

Duhet seriozitet dhe qetësi për të përgënjeshtruar pikëpërpikë sajimet e përditshme të një PS-je, të një partie që nuk e ka haberin se si bëhet opozitë - dhe kuptohet vetiu - aspak politikë. Merret me mend, përpos hamendësimeve, aludimeve e katapultimeve shkak-pasojë. Kësaj radhe për të mbajtur gjallë militantët, Edi Rama zgjodhi deputeten Ermonela Felaj që t’i lëshonte akt-akuzat, meqë ai është profesion i saj i parë, pasi politikën e ka akoma hoby. Mirëpo ajo këtu e humb qetësinë, se nuk flet si një prokurore, me profesionalizëm, por si një grifshë partie. Me vështirësi deputetja në tentativë të përdorshme Hormonela Fela shfaqet kimikisht e eksituar nga eshtrat e 19 personave të gjetur në Dajt, për të shqiptuar nja akt-akuzë të ulët e banale, që vetëm i biri i Kristaq Ramës, Edvini mund ta trillojë për kryeministrin Berisha. është e turpshme që klubi i gjakatarëve jakobinë të flasë në tym të plotë, pa fakte, pa prova e pa asgjë prej gjëje. Natyrisht nuk është hera e parë që shfaqet ligësia prej evangjelisti e egoarkut Rama, i cili shkarravit në emër të shefit të maxhorancës. Kur nuk ke vizion çfarë nuk bën për 5 minuta konferencë shtypi; ngase kjo është politika e re, përtej të majtës dhe së djathtës, pra politika komuniste.Gjithsesi për të kemi një lutje, një përgjërim, një sugjerim, sepse është e udhës akoma sot që Edvin Kristaq Rama t’u kërkojë falje publike familjarëve të Havzi Nelës, poetit të varur me firmë të Kristaq Ramës, ose të ndonjë anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka Aneta Ramë, as nënë e as bijë që të falsifikojë dokumente apo firma të vënë të bardhë mbi të zezë që vertetojnë historinë e një familje persekutorësh të modifikuar gjenetikisht nga diktatura. Nuk e përmbush këtë dëshirë as një operacion ri-pastrimi me konferenca për shtyp, për një kinse Parti Socialiste që është e mbushur me elementë komunistë 24 karat. është e tmerrshme që dëgjojnë Ermonelën e shkretë të përvijojë sajesa të ulëta e mizore. Salmonela Felaj me brishtësinë që shpreh dhe me dellin e një formimi jakobin, ka gjakftohtësinë e një prokurori komunist në pretenca akuzuese. Të mos kishte mbiemrin Felaj, sigurisht do ta kishte çela ose Klosi, pra nuse në shtëpinë e Arianit çelës apo Bilbil Klosit, dy prej prokurorëve më të zinj të komunizmit.Me një tinëzi të paparë, PS shpreh një qëndrim zyrtar për largimin nga administrata publike të njerëzve që kanë bashkëpunuar me komunizmin, kurse në të vërtetë bën gjithçka për të frenuar ligjin e Lustracionit. Për të folur me fakte, theksojmë se Ligji nr. 10034, “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, u përgatit nga Qeveria shqiptare dhe kaloi në parlament diku nga fundi i vitit 2008 (saktësisht më dt.22.12.2008 ) për t’u pezulluar rreth dy muaj më vonë (më 16 shkurt 2009) nga Gjykata Kushtetuese, si pasojë e një numri relativisht të madh ankimesh. Dhe e dini se kush u ankua? E para: Partia Socialiste. E dyta: Shoqata e Prokurorëve, që fatkeqësisht akoma është dingas me relikte të regjimit monist. Dhe e treta që u ankia ishte Komiteti i Helsinkit, i cili atëhere drejtohej nga Vasilika Hysi, sot deputete e Partisë Socialiste. Këto nuk janë teori konspirative, janë të vërteta, na pëlqejnë apo nuk na pëlqejnë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›