E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Vale te reja njohesh pas vendimit te GJND-se

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pas vendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të pasojë një valë e re e njohjeve të Kosovës. Në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, Thaçi ka thënë se ai pret që Gjykata Nderkombetare e Drejtesisw do të dëshmojë se respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kryeministri i Kosoves po ashtu ka vlerësuar se Kosova është e treguar e suksesshme në lobim për njohjen e saj – ndërsa ka theksuar se – shtetet që deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën, “tashmë kanë filluar të ndërrojnë mendjen”.Në mesin e tyre, sipas Thaçit, janë edhe ato shtete te BE-së që deri më tani kanë qenë skeptike. I pyetur për papunësinë e madhe, korrupsionin dhe pagat e ulëta në Kosovë, Thaçi është shprehur se pavarësia e vendit nuk ka mundur të krijonte mrekulli, por ka shpjeguar se këtë vit do të sillen vendime të rëndësishme në fushën e energjetikës dhe të infrastrukturës.Ai ka paralajmëruar privatizimin e PTK-s dhe të qendrave turistike dimërore në vend, të cilat sipas kryeministrit, do të sjellin investime të jashtme dhe vende të reja të punës.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›