E Diel, 1 Nëntor 2026

Daka: Jemi të përgatitur për zgjedhje edhe në veri

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë me dije se zgjedhjet në veri do të organizohen sipas ligjit dhe Kushtetutës, sikurse në pjesët e tjera të Republikës së Kosovës

“Organizimi i zgjedhjeve në veri normalisht do të jetë sfidë për shkak të specifikave që i ka pjesa veriore e Kosovës, por me ndihmën e partnerëve tanë besoj se zgjedhjet do të organizohen ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligj.

Prandaj, ashtu siç organizohen zgjedhjet në pjesën tjetër të Kosovës, do të organizohen edhe në veri me planin operativ për zgjedhje dhe sipas ligjit e Kushtetutës”, ka thënë Daka në një bisedë për “Epokën e re”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›