E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardanët e Dacit kthehen në shtëpi

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ajo e Dardanisë në fund të javës pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion.

Burime të Indeksonline, të afërta me bisedimet, kanë bërë të ditur se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci, janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim në mes veti.

“Bisedimet janë duke shkuar shumë mirë dhe në fund të javës besojë se do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion në mes Mustafës e Dacit”, ka thënë zyrtari i lartë i njërës nga partitë që po negociojnë me kusht anonimiteti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›